Një vajzë 2-vjeçare nga Vietnami i mbijetoi një rënie nga kati i 12-të këtë fundjavë, falë një njeriu guximtar, i cili e priti atë në krah mrekullisht në çatinë e një lokali.
Kjo skenë dramatike ndodhi në Hanoi, ku fqinjët, nën britma tmerri, panë gjithçcka ndodhi teksa fëmija kaloi kangjellat e ballkonit.
Ndërsa gruaja filmonte fëmijën dhe panikohej për ndihmë, Gujen Gok Man, një person dërgesash që shpërndante pako nëpër qytet, ngriti sytë lart. Pa hezitim, u pozicionua në vendin e duhur në kohën e duhur, duke arritur të kapte fëmijën që po binte drejt tokës.
“Unë i ngrita krahët për ta kapur, për të zbutur rënien dhe ajo ra në prehrin tim,” tha heroi.
Nëse kamerat e sigurisë së lokalit nuk do të kishin regjistruar atë moment, pak do të kishin besuar se kjo ka ndodhur vërtet.
Ai thotë se është ende i pavetëdijshëm se si u ngjit në çati kaq lehtë dhe thotë se ende nuk e kupton se si e shpëtoi fëmijën.
Fatkeqësisht, ky nuk ishte fundi i tmerrit. Kur fëmija ra në prehrin e tij, pa që vajza e vogël po gjakosej. Menjëherë e futi në makinë dhe e çoi në spital.
Sipas njoftimeve të medias, fëmija pësoi një thyerje të këmbës dhe krahut, por është në një gjendje të qëndrueshme.
Vetë heroi pësoi lëndime, pasi ndrydhi kyçin e dorës.
Njerëzit që kanë shikuar këtë ngjarje dramatike thonë se Mann është një hero. Në më pak se 24 orë, mijëra njerëz i dërguan atij një kërkesë për miqësi në Facebook.
Megjithëse quhet hero, Mann thotë se ai bëri atë që do të bënte çdo njeri normal.
“Unë nuk jam një hero. Unë thjesht dua të bëj vepra të mira”, tha Mann.
Ende nuk dihet se si vajza përfundoi në anën tjetër të kangjellave të ballkonit. /tesheshi.com/
https://youtu.be/b7XlmYAq2M0