Një ditë pasi mundi me tuç serbin Stefan Miçiç, në Beograd, mundësi çeçen i shqiptarizuar, Zelimkhan Abakarov, shpallet kampion bote pasi mundi në finale amerikanin Gilman Tomas.
“Shkruhet historia neë Beograd. Fitore tepër dominuese nga luftëtari Zelimkhan Abakarov.
Mundësi kuq e zi e nderoi popullin tonë duke fituar medaljen e parë të artë në kampionatin botëror të mundjes.
Ai mposhti amerikanin Gilman Thomas (medalist dhe kampion bote).
Një performancë tepër e saktë, tepër emocionuese dhe gjithçka tepër e mirëmenduar nga sportisti ynë”, shkruan Federata e Mundjes në FB. /tesheshi.com/