Policia e New York-ut ka arrestuar një burrë për sulmin brutal që kreu ndaj një gruaje në një stacion metroje.
Pamjet tronditëse janë kapur nga një kamera sigurie.
Ngjarja ka ndodhur të martën, më 20 shtator, ku autoritetet raportojnë se një burrë iu afrua një gruaje 33-vjeçare dhe u përpoq të bisedonte me të.
Kur gruaja nuk reagoi dhe e injoroi, burri e tërhoqi zvarrë në dysheme dhe e hodhi pas murit, ndërsa e godiste vazhdimisht me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe trup.
Një kalimtar u përpoq të ndihmonte, por u tërhoq kur sulmuesi u kthye kundër tij.
Burri vazhdoi të rrihte me forcë gruan përpara se më në fund të largohej.
Gruaja u dërgua në një spital të New York-ut. “A e dini sa e frikësuar jam tani? Nuk kam qenë kurrë një person që kam pasur frikë”, tha viktima.
Autori vihet re pasi në vitin 1995 u arrestua për vrasjen e njerkës 82-vjeçare në moshën 14-vjeçare. Gjashtë vite më vonë, ai u arrestua pasi goditi me kaçavidë motrën e tij 21-vjeçare. Më pas, në vitin 2010, ai u arrestua për sulm ndaj tre punëtorëve në qendrën psikiatrike ku po trajtohej. /tesheshi.com/