Ka filluar projekti më i madh dhe më i gjerë i restaurimit të xhamisë së famshme të Stambollit, Hagia Sophia.
Me moshë 1486-vjeçare, kjo xhami ishte dikur katedrale ortodokse, simbol i perandorisë së Bizantit. Por pas rënies së Kostandinopojës nën sundimin Osman, ajo u ble nga këta të fundit për t’u shndërruar në objekt kulti islam.
Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit tha se kupola kryesore do të jetë më rezistente ndaj tërmeteve dhe se gjendja origjinale e strukturës monumentale do të ruhet me kujdes.
Ministri Mehmet Nuri Ersoy tha se ky projekt do të mbrojë historinë dhe të ardhmen e Shën Sofisë.
Ersoy njoftoi në rrjetet sociale se puna do të kryhet nga jashtë për të shmangur dëmtimin e mozaikëve në sipërfaqen e brendshme të kupolës.
Ai bëri të ditur se ceremonitë fetare në xhami do të vazhdojnë gjatë të gjitha punimeve. /tesheshi.com/