Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Pajtimi i madh” turko-saudit me kryefjalë Bayraktar-in

Lëvizjet e Erdoganit që po i rijapin peshë botës muslimane

by te Sheshi
18/07/2023
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Pajtimi i madh” turko-saudit me kryefjalë Bayraktar-in

Pas vitesh ftohje, dy kombe muslimane me vëllazëri por dhe mospajtime, si dhe me role historike, Turqia dhe Arabia Saudite, kanë nënshkruar marrëveshje të cilat janë përcaktuese për një aleancë të re në zhvillimet tektonike gjeopolitike.

Kështu, Mbretëria saudite njoftoi nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta me Turqinë, duke përfshirë atë më kryesoren: blerjen e dronëve të famshëm turq. Ishte kjo diçcka kulmore e vizitës zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në mbretërinë sunite, e cilësuar si “kontrata më e madhe e mbrojtjes” në historinë e Turqisë.

Erdogan mbërriti dje në Jeddah, Arabinë Saudite, ndalesa e parë në turneun e tij nëpër monarkitë e pasura të Gjirit, i cili synon një shtytje diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet me fuqitë e Gjirit, për të rritur lidhjet e biznesit.

Në një ceremoni, Erdogan dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman (MbS) – udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite – nënshkruan marrëveshje në fushat e energjisë, investimeve, mbrojtjes dhe medias, njoftoi agjencia saudite e lajmeve SPA.

Midis këtyre marrëveshjeve janë “dy kontrata me kompaninë turke Baykar” – në bashkëpronësi të dhëndrit të Erdogan – e cila prodhon drone, veçanërisht TB2 Bayraktar, një flamurtar i industrisë së mbrojtjes turke.

Arabia Saudite “do të blejë drone me qëllim të rritjes së gatishmërisë së forcave të armatosura të mbretërisë dhe aftësive të saj mbrojtëse dhe ndërtimore“, tha ministri saudit i Mbrojtjes Khalid bin Salman.

Vlera financiare e marrëveshjeve nuk u zbulua, as llojet e dronëve që mbretëria planifikon të blejë, por një diplomat arab, duke folur në kushte anonimiteti, tha se blerja ishte për modelin TB2.

Në një postim në Tëitter, CEO i Baykar, Haluk Bayraktar iu referua “kontratës më të madhe të eksportit të mbrojtjes dhe aviacionit në historinë e Republikës Turke”, pa bërë të ditur shumën.

Zhvillimi i industrisë ushtarake lokale është pjesë e një plani ambicioz të Princit bin Salman për të diversifikuar ekonominë e mbretërisë larg naftës.

Kompania turke theksoi në një deklaratë të veçantë se marrëveshja përfshin bashkëpunimin për transferimin e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët “për të avancuar kapacitetin e zhvillimit të teknologjisë së lartë të të dy vendeve”.

Vizita e presidentit turk në Arabinë Saudite është e dyta që nga një afrim midis Riadit dhe Ankarasë, i cili erdhi pas një periudhe ftohtësie diplomatike që kulmoi me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.

Vizita e Erdoganit vjen në një kohë kur Turqia po lufton me zhvlerësimin e lirës turke dhe inflacionin që ka goditur ekonominë e saj.

Investimet dhe financimet nga vendet e Gjirit ndihmuan në lehtësimin e presionit mbi ekonominë turke dhe rezervat valutore që nga viti 2021, kur Ankaraja nisi një përpjekje diplomatike për të rivendosur lidhjet me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Muajin e kaluar, nënpresidenti turk Cevdet Yilmaz dhe ministri i financave Mehmet Simsek udhëtuan në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar “mundësitë e bashkëpunimit ekonomik” me homologët e tyre dhe u takuan me Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahi, sipas Ankarasë.

Pas Arabisë Saudite, lideri turk pritet të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Është ky një zhvillim me peshë dhe për botën muslimane, e cila sheh të afrohen e krijojnë aleancë disa nga vendet më të fuqishme që janë dhe pole të rëndësishme të Islamit. /tesheshi.com/

Related Posts

Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Next Post
Ideja e biznesit nga Gaza: bari artificial, nga gomat e makinave

Tmerri nga Greqia: pesë të vdekur në Mercedezin me targa shqiptare

Escobar për Kosovën: Kjo është strategjia jonë, qëllimi ynë…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni