Opozita ka paralajmëruar një mbajtjen e një proteste me datë 2 prill në Shkodër. Siç dihet 2 prilli shënon datën e një ngjarjeje të rëndë, atë të vrasjes së katër personave në këtë datë të vitit 1991. Ishte dita kur mijra vetë në Shkodër dolën për të protestuar para ish-godinës së Komitetit të Partisë së asaj kohe, në mospajtimi me rezultatin e zgjedhjeve të para pluraliste, të cilat nxorrën fituese PP-në, pra Partinë e Punës.
E reja e këtij zhvillimi është ripotencimi i kësaj date në funksion të luftës politike, duke zgjedhur të protestohet, në vend të një ceremonie përkujtimore siç ka ndodhur në gjithë këto vite.
Ky fenomen u vu re dhe gjatë qeverisjes së të djathtëve vitet e fundit, ku për shkak të acarimit të luftës politike, disa data të gati të lëna në harresë, pasi nuk zhvillohej asnjë ceremoni për to, u rikthyhen me forcë duke vënë në funksion të luftës politike. Kështu ndodhi me 8 dhjetorin – ditën kur nisi rebelimi studentor kundër regjimit komunist, apo dhe me 20 shkurtin, ditën e rënies së monumentit të ish-diktatorit Hoxha.
Siç dhe mund të kuptohet, shndërrimi i 2 prillit në protestë me frymë politike, është në frymën e betejës politike në prag të zgjedhjeve lokale, ku veçanërisht Shkodra do përbëjë simbolin e kësaj “beteje”, pasi mazhoranca e majtë ka vënë “bast” marrjen me patjetër të saj. /tesheshi.com/