Opozita kosovare e ka refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për dialog.
Pas një takimi në orët e pasdites, treshja Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, dolën para medias duke u shprehur në unison se nuk do pranojnë asnjë zgjidhja veç asaj të anulimit të dy marrëveshjeve, Asociacionit dhe Demarkacionit, duke shtuar si kusht dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve pak ditë më parë.
Sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ftesa për dialog e kryeministrit Mustafa do ishte e vlefshme vetëm nëse do të bëhej më 26 gusht, një ditë pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve. /tesheshi.com/