Glasgow University ka hapur një kurs të ri filozofie, ku bazat e materialeve dhe idetë kryesore do të fokusohen në filozofinë e shpalosur tek seriali i animuar “The Simpsons” dhe kryesisht të rrëfyera prej Omerit Simpsonit.
The Simpsons është një industri e gjallë e filozofisë amerikane. Seriali u krijua nga Matt Groening më1987, fillimisht si pjesë e programit The Tracey Ullman Show. Më pas, u bë film dhe duke parë shikueshmërinë e lartë vendosën ta kthejnë në një serial të animuar. Kështu u shndërrua në serialin më të gjatë të animuar.
Seriali flet për një familje të mesme që banon në një qytet të sajuar të quajtur Springfield. Seriali është plot satirë dhe është i dedikuar për një audience të gjerë shikuesish.
Nëse po pyesni veten se si mund të jetë ky kurs, hidhini një sy parimeve të Omerit:
- Fëmijë, ju bëtë të pamundurën dhe dështuat totalisht! Kjo tregon se nuk merret mësim nga gjërat vetëm duke i provuar.
- Për të mashtruar duhen dy veta: mashtruesi dhe dëgjuesi.
- “Të dish do të thotë të dish se nuk di asgjë, ky është thelbi i diturisë” (Sokrati)/com/