OJQ-të myslimane kryesore në Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Presidentit Joe Biden të krijojë një departament të posaçëm për të luftuar Islamofobinë globale pas sulmit në Kanada në të cilin katër persona nga e njëjta familje humbën jetën.
Një deklaratë nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), një nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave muslimane në vend, i bëri thirrje Biden të dënojë sulmin ndaj myslimanëve në Kanada dhe të kundërshtojë Islamofobinë globale në rritje.
Deklarata vuri në dukje ngjarje të tjera në Austri, Kinë, Birmani, Francë, Indi dhe Izrael dhe i kërkoi Biden të krijojë një mision të veçantë dhe të caktojë një përfaqësues për të monitoruar dhe luftuar Islamofobinë.
U theksua se Islamofobia nuk manifestohet vetëm në krime të urrejtjes.
Islamofobia po depërton në institucionet amerikane
“Islamofobia gjithashtu depërton në institucionet amerikane me politika të dëmshme dhe të urrejtura të promovuara nga qarqet propagandistike anti-muslimane. Kjo duhet të ndalet”.
Nathal Veltman, 20 vjeç, vrau katër muslimanë nga e njëjta familje, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, duke i goditu me minibus në trotuar në Ontario, të dielën, duke plagosur rëndë një djalë 9 vjeç.
Sulmuesi u arrestua, dhe policia tha se besohej se motivi i sulmit ishte se ajo ishte një familje muslimane.
Duke iu drejtuar dhomës së ulët të parlamentit të vendit, kryeministri kanadez Justin Trudeau theksoi se ishte padyshim një sulm terrorist. /tesheshi.com/