Një sondazh i bërë nga Ipsos tregoi se presidentët e paraqitur në serialët televizivë, janë më të pranueshëm për amerikanët sesa presidenti i vërtetë e tyre Barak Obama.
Sipas sondazhit të kryer këtë muaj nga Ipsos tha për Reuters, se 54% e amerikanëve nuk e pëlqejnë Obamën i cili është i njohur për qetësinë dhe paralajmërimet e tij, ndërkohë që vetëm 46% e të anketuarve shprehën admirimin e tyre për të.
Kur u pyetën të anketuarit se në rast se David Palmer i serialit (24) do ishte presidenti i vërtetë i vendit a do e përkrahnit, 89% e shikuesve thanë se preferojnë një president i cili udhëheq rolin vendimtar siç bën Dennis Hesbert.
Dhe personazhi i presidentit të SHBA Laura Roslin –e luajtur nga Mary McDonnell në serialin (Bathilstar Galactica) –mori normën mbresëlënëse e 78%.
Historiani dhe shkrimtari Troy Tiffy tha se nën ndarjen e mprehtë mes Republikanëve dhe Partisë Demokratike, nuk ka gjasa që kushdo president real të marrë shkallë të lartë kënaqësie.
Burimi: Reuters