Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Doshi dhe Frroku, të lirë për tu arrestuar. Kuvendi miraton me 80 vota

Nga te Sheshi
26/03/2015
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A

Parlamenti shqiptar i hapi rrugë prokurorisë së përgjithshme për të arrestuar dy deputetët: Tom Doshi dhe Mark Frroku. Pas një debate të ashpër Kuvendi votoi me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për deputetin Doshi. Ndërsa për Frrokun u shënuan 79 vota kundër dhe 1 abstenim. Opozita ka braktisur punimet e Kuvendit, ndërsa në sallë ishte e pranishme vetëm deputetja e PD Mesila Doda. “Nuk mund të largohesha nga salla e Kuvendit, pasi respektoj bindjet e mia për një Parlament më të mirë. Nuk kisha pse të ndiqja vendimin e grupit për të lënë sallën, ku po votohej për një çështje shumë të rëndësishme”, tha Doda.

Kuvendi i Shqipërisë vendosi kështu për fatin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, pasi Këshilli për Imunitetin i hapi rrugë arrestimit të tyre. Seanca e sotme ishte me debate mes palëve, kryesisht mes opozitës dhe kryesuesit të seancës, Vangjel Dule. Nuk mungoi edhe reagimi i Kryeministrit, sipas të cilit, nuk mund të pranohej një sjellje e tillë parlamentare, në një moment kaq të rëndësishëm. Rama tha: “Ky nuk është klubi i Shtëpisë së Oficerëve dhe le t’i lëmë fjalët e të hyjmë në temë”. “Po ju kërkoj edhe njëherë, respektoni rregulloren dhe po ju citoj rregulloren: Në këtë seancë plenare fjala i jepet deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime; raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi, votimi është i fshehtë. Së pari, sot në këtë pikë jemi në një situatë specifike të caktuar nga rregullorja. Edhe përtej kësaj pike ju kërkoj të zbatohet rregullorja në këtë Kuvend. Unë ju siguroj se PS do të tërhiqet nga ky Kuvend në çdo moment që do të shkelet rregullorja. S’mund të pranojmë të japim çdo të enjte një shfaqje të shëmtuar”, tha Rama.  Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili qëndroi në ndenjëset e Kuvendit, doli në podium, nga kërkoi çuarjen deri në fund të çështjes.

“Një deputet ka falsifikuar raportin mjekësor për të shmangur ballafaqimin me të vërtetetat. Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni; merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër. Opozita i mban iso presionit ndaj prokurorëve. Ju kërkoj që të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij. Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët, nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim, para se të shkojë në gjykatë, e bën provën të pavlefshme”, tha Meta.

Ndërkaq, kreu i grupit parlamentar, të PD, Edi Paloka tha se: Ne sapo na erdhi një raport i Këshillit për Imunitetin që është përgatitur nga deputetët e mazhorancës dhe shohim që është përfshirë edhe mendimi i opozitës. Mendimi i opozitës do të paraqitet nga deputetët, nëse mazhoranca do marrë përsipër të thotë mendimin e opozitës nuk e dimë a kemi parlament pluralist. Kërkoj që mendimin e opozitës ta japë zoti Halimi.

Debati Berisha-Dule

Berisha: Ndjehesh komod që ulesh në vendin e një njeriu të akuzuar për dy vrasje. Ai bllokon paraqitjen e provës se i ka dërguar në qeli Durim Bamit xhelatin e i ka thënë të pres kokat e fëmijëve, nëse dëshmon të vërtetën. Nëse ky është trillim ai që e ka bërë meriton ndjekje vetëm për këtë. Por në rast se është e vërtetë aty duhet të ishte Ilir Meta. Ti je Parti e të drejtave të Njeriut, dhe në një farë mënyre me këto veprime duket sikur bëhej avokatia e Ilir Metës me bllokimin e provës, çka stononte me zhvillimin e seancës. A ka mundësi të votojnë njerëzit pa lexuar një germë këtu. Mirë ne që e ndoqëm seancë, por a duhet të njihen ata që s’e ndoqën. Të gjitha këto janë në funksion të një njeriu.

Dule: Askush në këtë sallë dhe në Këshill nuk e kishte të dëshirueshëm praninë e tij, si në zhvillimin, ashtu edhe në vendimmarrje. Ka dhe disa rregulla loje. Drejtimi i seancës është e drejtë kushtetuese.

Tags: doshi dhe frrokumiratohet arrestimi

Të ngjashmeLajme

Aksidenti tragjik në Berat, eksperti vë “gishtin në plagë”
Kronikë

Aksidenti tragjik në Berat, eksperti vë “gishtin në plagë”

28/06/2022
Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?
Lindja e Mesme

Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

28/06/2022
Bota, edhe më e zhytur në drogë!
Sociale & Shoqëri

Bota, edhe më e zhytur në drogë!

28/06/2022
Lajme të tjera
Interesante: I gjithë Reali nëpër Kombëtare!

Interesante: I gjithë Reali nëpër Kombëtare!

Kriza politike maqedonase, nisin përpjekjet reale europiane për zgjidhjen e saj

Kriza politike maqedonase, nisin përpjekjet reale europiane për zgjidhjen e saj

Italianët “peshkojnë” në Shqipëri: Pas portierit Hoxha te Chievo, Bakaj kërkohet nga Torino

Italianët “peshkojnë” në Shqipëri: Pas portierit Hoxha te Chievo, Bakaj kërkohet nga Torino

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Berat, eksperti vë “gishtin në plagë”

Aksidenti tragjik në Berat, eksperti vë “gishtin në plagë”

2 orë Më parë
Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

3 orë Më parë
Bota, edhe më e zhytur në drogë!

Bota, edhe më e zhytur në drogë!

3 orë Më parë
Suedia i bën “premtimin e madh” Turqisë

Suedia i bën “premtimin e madh” Turqisë

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist