Presidenti amerikan, Barak Obama, i bëri thirrje homologut rus, Vladimir Putin, se kokëfortësia me të cilën po vazhdon t’i rezistojë sanksioneve të perëndimit po e çon vendin e tij drejt rrënimit.
Që nga Mynihu, ku mori pjesë në punimet e samitit të G7-ës, Obama paralajmëroi se ka ende sanksione edhe më të rënda përveç atyre që janë në fuqi ndaj Moskës nëse gjendja në Ukrainë nuk merr zgjidhje.
“Ky është viti i dytë që G7 po mblidhet pa Rusinë, një tjetër shembull i izolimit të Rusisë. Ekonomia ruse është dobësuar ndjeshëm, ndërsa investimet e huaja kanë rënë dhe inflacioni është rritur. Vendi është në reçesion të thellë kështu që veprimet e saj në Ukrainë dëmtojnë edhe popullin rus”,- tha Obama./tesheshi.com/