Një numër rekord forcash policore janë angazhuar për të ruajtur rendin në ndeshjen e pritshme mes Shqipërisë dhe Spanjës në “Loro Boriçi” të Shkodrës, plot 1280. Shumë ndër to u përkasin efektivëve të forcave RENEA dhe FNSH.
Kontrolle të imtësishme pritet të ketë gjatë hyrjes në stadium të tifozverisë, për të penguar çdo send që mund ta shkaktojë pasoja.
Policia iu ka drejtuar dhe një apel tifozëve që veç biletës mos kenë asgjë tjetër para se t’i drejtohen stadiumit. Qëllimi është që të shmanget çdo lloj incidenti, që më pas mund ta penalizojë Shqipërinë e njëherësh të njollosë imazhin e saj. /tesheshi.com/