Një tërmet me magnitudë 6 ballë Rihter goditi të dielën perëndimin e Iranit, ku deri më tani janë regjistruar dy të vdekur dhe 241 të plagosur.
Epiqendra ka qenë në një thellësi të ulët, 26 kilometra në jugperëndim të qytetit të Javanrudës, në provincën e Kermanshah, njoftoi Instituti Gjeologjik i SHBA.
Vitin e kaluar, po kjo krahinnë u godit nga një tërmet shkatërrues me pasojë mbi 500 të vdekur dhe rreth 2,000 mijë të plagosur.
Pas lëkundjes së fortë, 21 tërmetet më të vogla e pasuan atë, tha kreu i Kryqit të Kuq për krahinën e Kermanshah, Mohammed Reza Amirian.
Irani ka përjetuar në 10 vitet e fundit një sërë tërmetesh vdekjeprurëse, prej të cilave janë dëmtuar më shumë se 30,000 shtëpi dhe disa fshatra janë shkatërruar plotësisht. /tesheshi.com/