Franca ka rënë dakord të paguajë mbi 1 miliard euro ndaj Rusisë, për shkak se nuk dorëzoi dy luftanijet e porositura nga Moska. Kontrata e shitjes ishte 1.2 miliardë euro dhe u anulua për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi kur Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.
Rusia kishte bërë edhe pagesën e parë prej 840 milionë eurosh dhe aeroplanmbajtësja e parë, Vladivostok, duhej të arrinte në Rusi nëntorin e vitit të kaluar.
Negociatat për prishjen e kontratës kanë arritur në rezultate, sipas këshilltarit të presidentit Putin, Vladimir Kozhin.
Burime thonë se vlera e kompensimit nga Franca kap shifrën e 1.16 miliardë eurove, ku përfshihet shuma që Rusia ka shpenzuar për trajnimin special të 400 marinarëve, infrastrukturën e portit që do priste luftanijet dhe për zhvillimin e prototipeve të helikopterëve që do të përdoreshin në anijet luftarake. /tesheshi.com/