Autoleitner në Hollandë është një nga shitësit më të njohur europianë të makinave klasike.
Ndër modelet e shumta në faqen e tyre, vëmendje e veçantë i kushtohetn jë BMW-je 320 seria E21.
Edhe pse e prodhuar në vitin 1981, kjo makinë ka bërë vetëm 14,488 kilometra. Me 6 cilindra, ajo është 120 kuaj fuqi me rrotat e pasme aktive.
Në listën e pajisjeve standarde përfshihen shumë detaje të rralla për vitin 1981: rrota 13-inch me kornizë alumini me goma Michelin 185/70 R13, pasqyra elektrike, bojë origjinale etj.
BMW E21 është gjenerata e parë e një modeli që u krijua nga gushti 1975 deri në dhjetor 1983. Çmimin e tanishëm e ka 27,500 euro. /tesheshi.com/