Nuk është një luan apartamenti, por me peshën e tij prej 11 kilogramësh dhe me gjatësinë që ka, mund të cilësohet pa frikë si i tillë. Megjithatë, është një kafshë shumë e dashur, shumë e ëmbël dhe që afrohet me këdo që i del përpara.
Prej kohësh ai është bërë mjaft i njohur dhe ka fituar zemrat e shumë personave. Quhet Titainc dhe është rritur në Zvicër. Ai ka fituar titullin si macja më e madhe në botë.
Në Super Cat Show ai ka sfiduar me kurorë dhe skeptër, megjithatë, nuk është treguar mjaft i qetë. Me sa duket, dritat e ekranit e emocionojnë dhe nuk i mundësojnë komoditet./tesheshi.com/