Një burrë udhëtoi plotë 2200 milje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shpëtuar shikimin e një viçi të vogël.
28-vjeçari Dan McKernan shpëtoi vicin 6-muajsh duke e blerë atë në një fermë në muajin nëntor të vitit 2017, por menjëherë vuri re se kafsha kishte një problem me sytë.
Për t’i dhënë edhe një mundësi vicit të vogël për të jetuar, djali e çoi në një mjek veteriner në Michigan, i cili i tha se kafsha ishte i verbër nga njëri sy.
Për të bërë një jetë normale, viçi duhej të operohej dhe të bënte një trajtim të retinës.
Dan nisi të bënte kërkimet e tij, deri sa zbuloi Dr. Allison Hoffman, një punonjëse e zonja, e cila kishte shpëtuar shumë jetë kafshësh.
“Doja t’i jepja Mike një mundësi për të jetuar. Kështu do të bëja edhe me ndonjë kafshë shtëpiake, me macen apo me qenin. Vendosa ta çoja atë tek kirurgia dhe të bënte operacionin. Ishte 2200 milje larg, por ne bëmë një shëtitje dhe çdo gjë shkoi mirë, fatmirësisht”, – shprehet Dan./tesheshi.com/