Edhe pse përfaqsues i një vendi pa rol të madh në zhvillimet rajonale, ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Bjornstad, u vendos krah të Kosovës në çështjen e themelimit të ushtrisë, më saktë në të drejtën e saj për ta bërë këtë gjë.
“Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Norvegjia, sikurse edhe Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne as nuk përkrahim as nuk e mohojmë që Kosova ta formojë ushtrinë, sepse ne mendojmë se ata vetë duhet të vendosin për këtë”, deklaroi Bjornstad në një intervistë për BETA-n serbe.
Ai tha ndër të tjera se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, do u hapë të dy vendeve një perspektivë zhvillimi.
“Për shkak të paqartësisë aktuale, e cila e rrit frikën nga destabilizimi i rajonit, Serbia dhe Kosova mbeten të privuara nga investimet dhe mundësia për të krijuar vende pune”, tha ambasadori norvegjez në Beograd. /tesheshi.com/