Vjosa Osmani është bërë e para ndër liderët ballkanas që takohet me liderin e ri të Sirisë Ahmed al Sharaa. Ka ndodhur kjo në Antalia, pra në Turqi, aty ku presidentja e Kosovës ka qenë e ftuar nga homologu i saj turk në një forum sigurie.
Dhe pikërisht aty ajo është takuar me njeriun që po udhëheq një Siri të re, nën hyqmin turk, të çliruar prej një diktature disavjeçare.
“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, shkrua Osmani.
Më herët ajo u takua dhe me vetë Erdoganin. Është ky një sinjali që politika turke po e merr Kosovën nën kujdesin e saj në pozicionet e reja globale. /tesheshi.com/