Një ditë pas zbulimit të faktit se një studente shqiptare ndodhet në zemër të koronavirusit kinez, pra në qytetin Wuhan, është pikërisht ajo që ka kërkuar ndihmë për t’u larguar që aty.
Eshtë TCH që kontaktoi me Josilda Ndreajn, e cila tashmë kërkon të kthehet sa më shpejt, porse nuk mundet financiarisht.
“Dua të iki sa më shpejt nga këtu. Situata sa vjen e po përkeqësohet. Vetë e kam të pamundur financiarisht të lëviz. Dua të kthehem në Shqipëri. Do ti jem mirënjohës qeverisë shqiptare apo gjithkujt që do të mund të më ndihmoj në këto momente të vështira ku gjendem”, ka thënë ajo për TCH.
Por solidariteti në këtë rast me këtë studente vështirë të ndodh. E kjo nga fakti se një kthimi saj në Shqipëri mund të përkthehet si sjellëse e virusit famëkeq te ne. /tesheshi.com/