Problemit të vjedhjes së biçikletave më në fund ndoshta i është gjetur një zgjidhje. Është fjala për një përzierje që mbush mekanizmin në formë u-je.
Sapo hajduti fillon të presë zinxhirin bllokues, substanca del me një forcë të madhe duke e goditur atë deri në një distancë prej 1 metër.
Kjo krijon probleme e frymëmarrjen, duke shkaktuar të vjella. Kjo ide i lindi Daniel Idzkowski-t një të riu amerikan, të cilit i kishte ardhur në majë të hundës me vjedhjet e biçikletave të miqve të tij. Testet e bëra dolën me sukses, ku 99 për qind të rasteve përfunduan me të vjella.
Kjo përzierje, thotë Idzkowski është në përputhje me të gjitha standardet në botë dhe mund të parandalojë vjedhjen e biçikletave. /tesheshi.com/