Nëse keni ankth ose jeni të stresuar para ndonjë eveniment të rëndësishëm, apo për të fjetur gjumë, mund të jetë me të vërtetë një problem i madh.
Provojeni këtë për t’i qetësuar nervat dhe për të pushuar pak më shumë. Kjo teknikë quhet “metoda 4-7-8”. Kjo është ajo çfarë duhet të bëni:
Merrni frymë qetë me hundë për 4 sekonda.
Mbajeni frymën për 7 sekonda.
Lëshojeni frymën ngadalë nga goja për 8 sekonda.
Është shumë e thjeshtë dhe mund të tingëllojë e çuditshme, por me të vërtetë funksionon.
Nëse zgjoheni natën vonë për shkak të ndonjë shqetësimi, kjo mund t’ju ndihmojë.
Për një efekt më të mirë dhe për ta relaksuar mendjen dhe trupin para gjumit, përzieni së bashku:
¼ lugë gjelle mjaltë
1/8 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle vaj kokosi
Mund ta hani këtë vetëm si një përzierje ose ta shtoni në një gotë ujë të ngrohtë, efekti është i njëjtë./tesheshi.com/