Qershitë janë për të gjithë fruti preferuar për stinën e verës. Meqenëse koha e tyre më e mirë është mjaft e shkurtër, duhet ta shfrytëzoni në të gjitha mënyrat.
Përbërësit për 4 persona:
280 gr oriz
350 gr qershi
200 gr djathë të bardhë
150 gr ullinj
Kripë
Qepë
Disa gjethe borzilok
1 thelb hudhër
Lëng limoni
Vaj ulliri
Përgatitja:
Zieni orizin njësoj siç bëni me makaronat, pra, pa qenë nevoja të përdorni masa. Kullojeni, shpëlajeni dhe hidheni në një enë të madhe. Shtoni aty qershitë e pastruara nga bërthamat dhe të prera përgjysmë.
Djathin e bardhë priteni në kubikë dhe shtojani sallatës. Të njëjtën gjë bëni me ullinjtë. Së fundi hidhni vajin e ullirit, limonin, kripën dhe të gjitha erëzat e tjera të freskëta. Përziejeni sallatën mirë dhe shërbejeni. /tesheshi.com/