Një nëndetëse turke ka mbërritur në brigjet shqiptare, si pjesë e misionit bashkëpunues ushtarak mes vendeve.
Fjala është për nëndetësen “TCG Çanakkale”, e cila do të qëndrojë në ujrat shqiptare për tre ditë.
Autoriteti Portual Durrës njofton se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.
“Të marten. në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke ‘TCG Canakkala’, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë .
Vizita 3-ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke”, thuhet në njoftimin zyrtar të APD.
Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja 62 metra e gjatë, e cila peshon 1.400 tonë, ka një ekuipazh të përbërë nga 53 detarë. /tesheshi.com/