Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një në gjashtë evropianë, jo mirë nga trutë!

Drejtori rajonal i OBSH: Pandemia e radhës, mundet nga të pa vaksinuarit

by te Sheshi
18/06/2024
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Një në gjashtë evropianë, jo mirë nga trutë!

Nga Pablo Linde, El País 

Kur koronavirusi nisi të godasë Evropën në shkurtin e vitit 2020, Hans Kluge, 55 vjeç, mori detyrën si drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën. Pas disa vite të trazuara për shkak të pandemisë, ai ka ende shumë sfida për të zgjidhur: mungesa e profesionistëve në sistemet shëndetësore, katastrofat humanitare për shkak të luftërave, rënia e shkallës së vaksinimit, rezistenca anti-mikrobike, parandalimi i pandemive të ardhshme

Javën e kaluar ai ishte në Spanjë, për të arritur një marrëveshje me qeverinë për kujdesin ndaj fëmijëve të Gazës me probleme të rënda shëndetësore, dhe për të marrë pjesë në një forum të kujdesit shëndetësor parësor të organizuar nga Ministria Spanjolle e Shëndetësisë, ku dhe foli për gazetën tonë.

Spanja do të mirëpresë fillimisht 29 fëmijë nga Gazës me kancer dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore. Çfarë mund të bëjnë më shumë vendet evropiane dhe OBSH-ja për shëndetin e palestinezëve?

Puna më urgjente është evakuimi i fëmijëve që nuk kanë mundësi të mbijetojnë, në rast se nuk evakuohen. Ne i kemi kërkuar Izraelit të lejojë evakuimin e këtyre fëmijëve, sepse si Spanja dhe vendi im, Belgjika, por edhe Franca dhe Irlanda, janë të gatshëm t’i kurojnë. Përtej kësaj, më e rëndësishme është arritja e një armëpushimi të përhershëm për të çuar ndihmën humanitare tek banorët, si dhe lirimi i pengjeve.

Për momentin, kjo është më shumë një zgjidhje e përkohshme…

Po, nuk është një zgjidhje përfundimtare. Por imagjinoni pak sikur të jetë vajza juaj, ajo që ka nevojë për atë ndihmë. Palestina ka aplikuar në mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së për të ndihmuar 9000 pacientë. Ne jemi në dialog me Izraelin për të lehtësuar kufizimet.

Është diçka që duhet bërë patjetër, sepse 70 për qind e njerëzve që kanë vdekur në Palestinë janë gra dhe fëmijë, dhe vetëm kjo është një arsye e fortë për ta ndalur menjëherë luftën. Ne duhet të fillojmë të punojmë mbi planet e rindërtimit dhe për t’u ofruar sa më shpejt ndihmën mjekësore.

Çfarë mësuam nga pandemia e Covid-19?

Leksionet janë të shumta, por ndoshta më e rëndësishmja është se vendet duhet të mësojnë të punojnë në dy aspekte të ndërlidhura. Kjo do të thotë se po jetojmë në një krizë të përhershme. Këto kriza do të vazhdojnë. Sot kemi Gazën dhe Ukrainën, por pandemia tjetër mund të jetë shumë afër. Prandaj sistemi ynë duhet të ndjekë një qasje të dyfishtë për të menaxhuar të papriturat. Njëherazi është shumë e rëndësishme të sigurohen shërbime themelore të përditshme shëndetësore, gjë që nuk e kemi bërë gjatë pandemisë. Në Evropë ka 1.2 milionë fëmijë të pavaksinuar kundër poliomielitit.

Rastet me fruth u rritën me 40 herë vitin e kaluar; diçka krejtësisht e papranueshme. Dhe ne duhet të punojnë më shumë mbi shëndetin mendor, veçanërisht tek të rinjtë. Këtu duhet të nxjerrim shumë mësime, pasi një në gjashtë persona në Evropë ka probleme të shëndetit mendor. Dhe mënyra më e mirë për t’i trajtuar ato është sistemi shëndetësor parësor.

A ka qenë OBSH vetëkritike për menaxhimin që i bëri pandemisë së fundit?

OBSH-ja ka shpëtuar miliona jetë, ky është një fakt. Megjithatë, ne ende duhet të mësojmë të menaxhojmë më mirë lajmet e rreme. Për shembull, dr. Entoni Fauçi vlerëson se rreth 700.000 vdekje në Shtetet e Bashkuara, u shkaktuan direkt nga lajmet e rreme që i dekurajonin njerëzit të vaksinoheshin.

A jemi tani më të përgatitur për një pandemi të re?

Në fund të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë të zhvilluar të shtunën e kaluar, pati një lajm shumë të mirë: 194 shtetet anëtare treguan se mund të arrijnë marrëveshje mbi një çështje të diskutueshme, siç është rishikimi i rregulloreve ndërkombëtare shëndetësore. Megjithëse traktati i pandemisë nuk u miratua, këto rregullore sigurojnë përmirësimin e mbikëqyrjes, ndarjen në kohë të informacionit dhe qasjen tek kundërmasat mjekësore.

Gripi i shpendëve po përhapet në mënyrë të pakontrolluar, dhe disa ekspertë besojnë  se mund të shkaktojë pandeminë tjetër të madhe. Çfarë po bën OBSH-ja për ta parandaluar këtë skenar?

Ne jemi shumë të shqetësuar. Kemi krijuar Rrjetin Pan-Evropian të Kontrollit të Sëmundjeve. Megjithëse kemi ECDC në Stokholm për 27 vende, tani kemi një rrjet që mbulon 53 vende. Ky është një hap i madh përpara që nga Covid-19. Sepse tani kemi një rrjet që kombinon veprimet e të gjitha vendeve, dhe një nga masat e para që lidhet drejtpërdrejt me pyetjen tuaj, është forcimi dhe shkëmbimi i të dhënave të mbikëqyrjes, përfshirë mbikëqyrjen e ujërave të zeza.

Ju përmendët problemin e vaksinimeve, të cilat po bien në të gjithë kontinentin. Çfarë mund të bëhet për ta zgjidhur këtë?

Lidhur me këtë problem ne duhet të punojmë në dy pista. Më e rëndësishmja është të kryejmë fushata të gjera ndërgjegjësuese në vendet ku ka ndodhur kjo rënie. Pastaj të vazhdohet me vende të tjera, si Portugalia dhe Spanja, ku edukimi për vaksinat dhe mënyrat e jetesës së shëndetshme janë përfshirë tashmë në kurrikulat e shkollave fillore.

Kur u bëra drejtor rajonal i OBSH, vura se kemi pak si tepër mjekë. Ndërkohë nuk kemi mjaftueshëm antropologë apo sociologë. Këtë e mësova nga koha ime kur punova si mjek me “Mjekët pa Kufij” në Liberi, gjatë shpërthimit të epidemisë Ebolës, ku pashë nëna që sulmonin punonjësit e shëndetësisë, pasi ata i ndalonin ata të preknin fëmijët e tyre të vdekur, gjë që për to është e rëndësishme kulturalisht, përpara se fëmijëve të tyre “të shkonin në parajsë”.

Pra, ne po përdorim antropologë dhe sociologë për të kuptuar, se çfarë e shkakton refuzimin e vaksinës. Kundërshtarët e vërtetë të vaksinave janë një përqindje shumë e vogël e popullsisë. Ata janë kryesisht janë njerëz që nuk kanë informacionin e duhur, ose nuk kanë mundësi të udhëtojnë për ta marrë atë.

Sa i përket kundërshtarëve të vërtetë të vaksinës, e them sinqerisht mund të bëjmë shumë pak për t’ua ndryshuar mendjen.

Related Posts

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post
Euractiv: Pse liderët evropianë e shtynë marrëveshjen për postet më të larta në BE

Euractiv: Pse liderët evropianë e shtynë marrëveshjen për postet më të larta në BE

Lista e qyteteve më të shtrenjta në botë për emigrantët

Lista e qyteteve më të shtrenjta në botë për emigrantët

Ish-kryeministër i Skocisë: Islamofobia, si helm në politikën evropiane!

Ish-kryeministër i Skocisë: Islamofobia, si helm në politikën evropiane!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni