Për të zgjidhur problemin e nxënësve të saj të shkollës së mesme, të cilët mezi përqendroheshin në orën e matematikës, një mësuese nga Karolina e Veriut ka vënë pedale të vogla poshtë çdo banke për t’i ndihmuar nxënësit që të shkarkojnë tensionin e të përqendrohen më shumë.
E pabesueshme, por me sa duket funksionon.
Më përpara, nxënësit ngacmonin njëri-tjetrin, i binin bankave, duke bërë që të shpërqendrohen nga puna në klasë. Tani, mësuesja Bethany Lambeth thotë se ka pasur mjaft përmirësim në cilësinë e punës. /tesheshi.com/