Përbërësit:
Patëllxhan (mjaftueshëm për një tavë)
Domate të pjekura mirë
Gjizë të ëmbël
Mish viçi i grirë
Kripë, piper
Borzilok
Hudhër
Vaj ulliri
Përgatitja:
Pastroni dhe prisni patëllaxhanët në feta. Piqni secilën dhe lërini mënjanë. Gatuani domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubikë, në vaj ulliri, duke i shtuar erëza e hudhër.
Shtroni në një tavë shtresën e parë me patëllxhane, një shtresë domate, mishin e grirë dhe më pas gjizë.
Përsëriteni veprimin dhe mbylleni tavën me një shtresë patëllxhani. /tesheshi.com/