Kishat në Palestinë kanë thirrur ezanin për të treguar mbështetjen e tyre ndaj muslimanëve pas vendimit të Izraelit për ta ndaluar thirrjen e ezanit në xhamia në Jeruzalemin e pushtuar.
Pas vendimit të pajustifikuar të autoriteteve izraelite për të ndaluar thirrjen e ezanit në Jeruzalemin e pushtuar, banorët muslimanë të qytetit e kanë thirrur ezanin nga çatitë e shtëpive në tyre në unison.
Videot me thirrjen e ezanit kanë marrë dhenë në mediat sociale dhe janë shpërndarë në të katër anët e botës, duke nxitur përkrahje për formën e reagimit të palestinezëve.
Por i papritur ka qenë reagimi i një kishe të krishterë në Jeruzalem: duke e dënuar vendimin e pajustifikueshëm të Izraelit, kisha ka vendosur që ta thërrasë ezanin për të treguar mbështetjen e saj për të drejtat e muslimanëve për të shprehur lirshëm besimin e tyre.
Gjesti i jashtëzakonshëm i kishës ka tërhequr admirimin e muslimanëve në të katër anët e botës. Kjo është parë si një vlerë që prej shekujsh i karakterizon marrëdhëniet midis muslimanëve dhe të krishterëve në Palestinë, të cilët gjithmonë kanë treguar solidarizim me njëri-tjetrin.
Sipas Bassam Bahr, avokat dhe kreu i komitetit lokal në Abu Dis, autoritetet pushtuese në fillim u thanë muezinëve (atyre që thërrasin ezanin) se thirrja për namaz nuk do të lejohet më.
Gjatë një intervistë për një televizion lokal, Bahr e konsideroi ndalimin si të “pajustifikueshëm” dhe tha se ky vendim i prek të gjithë muslimanët në territoret e pushtuara.
Sipas disa raportimeve akoma të pakonfirmuara, mendohet se vendimi për ndalimin e ezanit ka ardhur pas një proteste të një grupi kolonësh izraelitë para shtëpisë së kryetarit të bashkisë së qytetit.
Grupi i kolonëve në Pisgat Zee, një ngulim i paligjshëm në lindje të Jeruzalemit, e ka quajtur ezanin “ndotje akustike”. /tesheshi.com/