Eileen Macken ishte foshnje e sapolindur kur u la në jetimoren Bethany Home në Dublin të Irlandës.
Ndonëse jeta e trajtoi mirë në vitet në vijim, ajo kishte një peng që nuk e harronte: nënën biologjike.
Eileen tani është 81-vjeçare dhe ëndrra e saj u bë realitet. Ajo e takoi për herë të parë nënën e saj 103-vjeçare. Për të rënë në gjurmë të saj, Eileen kishte kontaktuar me shërbimet e adoptimit dhe madje kishte kryer teste ADN-je. Por vetëm pasi tregoi historinë e saj në një radioemision, gjeti atë çfarë kërkonte.
Dhe kështu, një gjenologjist e telefonoi për t’i treguar se e ëma ndodhet në Skoci.
“Sapo e dëgjova, asgjë nuk më ndalonte. Më në fund do ta shihja,” tregon Eileen për BBC-në.
‘Më e bukura zonjë’
Ajo udhëtoi në Skoci muajin e kaluar dhe më në fund u takua me nënën e saj, Elizabeth, e cila këtë javë mbush 104 vjet.
“Shkova për ta parë dhe ajo ishte zonja më e bukur që më kanë parë sytë. Ajo kishte një familje të mrekullueshme që më ofruan aq shumë mirëseardhje”.
Ajo tregon se sa mirë është ndjerë kur e ka takuar të ëmën për herë të parë. Eileen thotë se Elizabeth po e lexonte gazetën kur e pa.
“I thashë që isha nga Irlanda dhe ajo tha ‘unë kam lindur në Irlandë'”.
I thashë: A e di ti që unë jam bija jote dhe ajo vetëm më shikoi dhe më kapi dorën.
“Mendoj se mosha e saj e bën të veten dhe e ka vështirë për ta kapur, por ka pasur një lidhje të fortë mes nesh. Ishte fantastike.”
“E ndjeva se ajo gjendet diku, nuk mund të isha një person i vetmuar në këtë planet dhe të mos kisha askënd,” thotë ajo.
Eileen, një nënë e tre fëmijëve, gjithashtu zbuloi se ajo ka dy gjysmë vëllezër, me të cilët tani ka filluar të njihet. /tesheshi.com/