Një vizitë në Tiranë para Kuvendit demokrat thirrur nga Berisha, pritet të jetë shuplaka e radhës për këtë të fundit.
I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.
Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për axhendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat Lulzim Basha.
Me të parin është normale që të takohet. Çështja është se pritet të takohet më te dytin, si një mesazh i qartë amerikan se Uashingtoni njeh dhe do njohë vetëm një kryetar PD-je dhe ai është Basha. /tesheshi.com/