Një foto virale e mbretit të xhunglës po qarkullon në rrjetet sociale, me komentet se një foto më e mirë e një luani sesa kjo – e cila duket sikur doli nga një film i Hollywood – vështirë se do ta gjeni
Në një pamje të mahnitshme, një luan mashkull 500 kile kapet duke qëndruar me krenari në një kodër me kocka dhe kufoma – mbetjet e darkës së tij – ndërsa shikon peisazhin me ngjyrat e arta të diellit pas tij.
Fotoja mahnitëse është realizuar nga fotografi Simon Needham, 52 vjeç, nga Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa vizitonte Rezervatin e Kafshëve të Egra të GG Conservation dhe Lion Sanctuary në Afrikën e Jugut.
“GG Conservation më ftoi të bëja fotografi për ta. Në një vend ata kanë një të ashtuquajtur kopsht kockash ku të gjitha mbeturinat mbeten pasi luani të ketë ngrënë.
Një mëngjes vendosa të isha atje dhe pata fatin të kap një mashkull të madh ndërsa qëndronte në majë të asaj kodre me kocka duke parë territorin e tij. Ishte një moment shumë emocionues dhe unë vetëm mund ta ëndërroja … Unë shoh njerëz që interpretojnë foton në shumë mënyra, por unë e shoh atë si një skenë të një mbreti luan krenar që mat tokën e tij. /tesheshi.com/