Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një fluturim ruso-kinez shqetëson SHBA-në

Një “karshillëk ajror” afër qiejve të Alaskës në sfondin e tensioneve globale

by te Sheshi
26/07/2024
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Një fluturim ruso-kinez shqetëson SHBA-në

Rusia dhe Kina kanë fluturuar me bombardues strategjikë në një patrullë të përbashkët pranë Alaskës për herë të parë, duke paralajmëruar për zgjerimin e aftësive të partneritetit ushtarak, i cili po shkakton shqetësim në rritje në SHBA dhe midis aleatëve të saj.

Avionët luftarakë amerikanë dhe kanadezë zbuluan, gjurmuan dhe kapën dy TU-95 rusë dhe dy H-6 kinezë të mërkurën vonë, më 24 korrik, sipas Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), nën të cilën SHBA dhe Kanada së bashku operojnë satelitë, radarë dhe avionë luftarakë.

NORAD raportoi se katër bombarduesit nuk hynë as në hapësirën ajrore amerikane dhe as kanadeze, por operonin në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të Alaskës dhe nuk përbënin kërcënim, raporton Financial Times. ADIZ është një zonë tampon e deklaruar në mënyrë të njëanshme në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ku vendet monitorojnë fluturimet për të parandaluar kërcënimet e mundshme të sigurisë.

“Nuk është e pazakontë që bombarduesit rusë që fluturojnë përmes ADIZ (mbi Alaskë) të përgjohen, por besoj se ky është rasti i parë i një fluturimi të përbashkët ruso-kinez në atë zonë,” tha Alexander Korolev, një ekspert për bashkëpunimin ruso-kinez.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se patrulla e përbashkët u zhvillua në një “zonë të re të operacionit të përbashkët” mbi Oqeanin Arktik dhe Paqësor Verior për pesë orë.

Avionët rusë dhe kinezë “vepruan rreptësisht në përputhje me statutet ligjore ndërkombëtare” dhe “nuk shkelën hapësirën ajrore të vendeve të huaja”, tha ministria ruse. Kina ka konfirmuar se ka kryer një patrullë ajrore të përbashkët strategjike me Rusinë mbi Detin Bering, në përputhje me planin e saj vjetor për angazhime të përbashkëta ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kjo manovër ndihmoi në thellimin e besimit dhe koordinimit të ndërsjellë strategjik dypalësh dhe se nuk kishte për qëllim asnjë vend të tretë. Patrulla nuk kishte “asgjë të bënte me situatën aktuale ndërkombëtare,” tha një zëdhënës të enjten.

Megjithatë, Senatorja e Alaskës Lisa Murkowski e quajti ngjarjen “një provokim të paprecedentë nga kundërshtarët tanë”, duke shtuar se ishte “hera e parë që ata kapeshin duke punuar së bashku”, raporton BBC.

Manovrat kinezo-ruse përfaqësojnë një zgjerim të mëtejshëm të bashkëpunimit të rëndësishëm ushtarak midis dy vendeve. Zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane u thanë ligjvënësve amerikanë në fillim të këtij viti se ushtria amerikane po rishikon strukturën e saj të forcës dhe ka në plan të marrë parasysh bashkëpunimin ushtarak kino-rus kur shqyrton një konflikt të mundshëm në të ardhmen.

Alexey Muraviev, një profesor i sigurisë kombëtare dhe studimeve strategjike në Universitetin Curtin në Perth, tha se manovra në Alaskë është “një vazhdim i përpjekjeve të tyre për të ushtruar presion mbi SHBA në rajonin e Arktikut”.

A recently released view from a Russian Air Force Tu-95 bomber, flying in Alaska’s (ADIZ), shows an intercept by U.S. and Canadian forces. The formation next to the Russian aircraft included:
– 2x USAF F-16 Falcons
– 1x USAF F-35
– 2x RCAF CF-18 Hornets pic.twitter.com/YmGipQXW0c

— RAGE X (@ragereports) July 25, 2024

Bashkëpunimi i intensifikuar

Edhe pse Pekini dhe Moska nuk kanë një traktat të ndërsjellë të mbrojtjes, ata kanë kryer stërvitje së bashku për gati 20 vjet. Ky aktivitet është intensifikuar gjatë gjashtë viteve të fundit me forcat e të dy vendeve që kanë kryer stërvitje të përbashkëta detare që nga viti 2018 dhe kanë filluar patrullimet e përbashkëta të bombarduesve në vitin 2019. Ata vazhduan të mbanin manovra të përbashkëta ushtarake edhe pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, të cilën Kina nuk e dënoi.

Gushtin e kaluar, një flotë prej 11 anijesh luftarake ruse dhe kineze lundroi në ujërat afër Alaskës gjatë një stërvitjeje të përbashkët detare, por patrullat bombarduese nga dy ushtritë më parë shtriheshin vetëm në hapësirën ajrore rreth Japonisë dhe mbi Oqeanin Paqësor perëndimor, në lindje të Tajvanit dhe Filipineve.

Patrullimi i fundit është veçanërisht e rëndësishme sepse është përgjimi i parë i avionëve ushtarakë kinezë pranë Alaskës, thekson Korolev. Ekspertët e mbrojtjes thonë se stërvitjet dhe patrullimet e përbashkëta ofrojnë më shumë përfitime praktike për ushtrinë e Kinës, e cila nuk ka qenë në luftë që nga viti 1979 dhe mund të mësojë nga përvoja e pasur luftarake e ushtrisë ruse.

Për Moskën, bashkëpunimi i ngushtë ushtarak me Pekinin përforcon narrativën e saj për Rusinë si një fuqi ushtarake globale. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “selfie” jo për qejf po vjen…
Shëndet & Gatim

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare
Kosova

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza
Lindja e Mesme

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Next Post
Pse ky vend europian është në paniku nga rikthimi i Trumpit në pushtet?

Pse ky vend europian është në paniku nga rikthimi i Trumpit në pushtet?

Maldivet në zhdukje?

Maldivet në zhdukje?

Reagim nga OKB-ja pas temperaturave rekord

Reagim nga OKB-ja pas temperaturave rekord

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni