Paracetamoli është një nga medikamentet më të përdorura kundër dhimbjeve, pra, për ndalimin e dhimbjeve, por shkencëtarët dhe studiuesit, kohët e fundit kanë vënë re se ky medikament ndikon në emocionet tona.
Në veçanti, paracetamoli mund të na “vjedhë” ndjeshmërinë, pra, aftësinë tonë për të ndjerë dhimbjet e të tjerëve. Është një nga medikamentet më të përdorura dhe që gjendet në shumë medikamente të tjera që kanë efekte afatgjata në organizëm.
Kërkuesit në Ohio State University u kan dhënë disa personave vullnetarë këtë medikament dhe kanë matur reagimin e tyre pasi u kanë thënë se persona të tjerë kanë qenë duke vuajtur, apo ndienin dhimbje.
“Këto zbulime sugjerojnë se dhimbja e njerëzve të tjerë nuk duket ndonjë gjë e madhe apo aq e rëndësishme sa është, kur ju jeni nën efektin e paracetamolit”, – tha udhëheqësi i kërkimit, Dominik Mischkoëski. /tesheshi.com/