Ambasadori amerikan, Donald Lu duket të jetë takimi i parë zyrtar I kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku në krye të institucionit. Një ditë pas mori detyrën, me një takim 30 minutësh me paraardhësin, Adriatik Llalla, e përpara se të takohet me stafin e vet, Marku ka pritur në zyrën e saj, ambasadorin Lu, një mbështetës i fortë i zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm.
Pas tensionimit të situatës në seancën që zgjodhi Arta Markun, ambasadori Lu takoi edhe drejtuesit e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, nga të cilët mori të njëjtin qëndrim të prerë kundër njohjes së kryeprokurores së përkohshme. Basha dhe Kryemadhi kanë përsëritur qëndrimin se zgjedhja e Markut është bërë sipas një procedure anti-kushtetuese