Një shembull i veçantë i modelit VW Beetle u shit së fundmi në një ankand në Britaninë e Madhe, për 49,500 paund.
Bëhet fjalë për një Volkswagen 1203LE Beetle Karmann Cabriolet i vitit 1979 dhe është interesant fakti se kjo makinë ka bërë vetëm pak më shumë se tre kilometra.
Një kopje praktikisht e re e “Beetle” është një nga kabriolet-et e fundit të prodhuara nga Karmann me timonin e vendosur në anën e djathtë.
Sipas informacioneve të disponueshme publikisht, makina është e mbuluar me pluhur, por e mbajtur në një dhomë të mbyllur, dhe është e lyer me ngjyrë kafe braziliane.
Përveç pluhurit, çdo gjë tjetër është në gjendje të shkëlqyer përfshi motorrin dhe rrotat. /tesheshi.com/