Një balenë “beluga” është gjetur pranë brigjeve të Norvegjisë, dhe mbante një pajisje speciale që dyshohet të jetë si “spiunazh” nga ushtria ruse.
Biologu ushtarak Prof. Audun Rikardsen tha se pajisja kishte një mbajtës kamere dhe një etiketë që tregonte se balena ishte trajnuar në Shën Petersburg.
Në këtë regjion, Rusia ka një bazë detare ku shpesh kryen eksperimente.
Ushtria ruse është e njohur për eksperimente të ndryshme me delfinë dhe balena, të cilat i ka trajnuar mirë për shumë vite më radhë.
“Përgjegjësitë” e kafshëve ujore janë kryesisht “ushtarake”. Ato trajnohen për detyra si analizimi i ujërave, eliminimi i zhytësve të panjohur, si dhe vendosja e minave në anijet e huaja. /tesheshi.com/