Vatikani zbuloi makinën e re të Papës, një Mercedes-Benz elektrike me versionin e hapur, të cilin Françesku do ta përdorë kur të përshëndet pelegrinët në sheshin e Shën Pjetrit.
Makina është një version i modifikuar i G-Class luksoz të përmasave të mesme të prodhuesit gjerman të automjeteve. Ka një pozicion të ngritur për Papën, në mënyrë që turmat ta shohin më lehtë.
Automjeti është i bardhë – ngjyra tradicionale e Papës – dhe ka një ndenjëse të ngrohur dhe një dorezë ku Papa mund të mbështetet për të mbajtur ekuilibrin kur qëndron në këmbë.
“Çdo detaj është perfekt”, tha Sten Ola Kalenius, CEO i Mercedes-Benz Group. U deshën “qindra orë punë (…) për të ndërtuar një makinë papale të këtij lloji,” shtoi ai. Vatikani nuk ka specifikuar se kur do të promovohet automjeti i ri, ndërsa Mercedes nuk pranoi të thotë se sa kushton.
The CEO of Mercedes-Benz personally presents Pope Francis with his new fully electric Popemobile pic.twitter.com/D4tzTLBSgY
— Catholic Sat (@CatholicSat) December 4, 2024
Françesku, i cili u zgjodh papë në mars 2013, shmang përdorimin e automjeteve të blinduara. Ai gjithashtu ka theksuar shumë herë se sa shumë i interesojnë çështjet mjedisore. Mercedes e quajti automjetin e ri “makina e parë papale tërësisht elektrike”, por Françesku ka përdorur makina elektrike në disa nga udhëtimet e tij jashtë vendit. /tesheshi.com/