Fushata elektorale ka nisur zyrtarisht sot sipas Kodit Elektoral me një sinjal të çuditshëm që dukej se ishte “harruar”. Tritoli, ky aktor i rëndësishëm i politikës shqiptare ka trokitur menjëherë sapo është hapur fushata ligjërisht.
Një shpërthim eksplozivi, që dyshohet të jetë tritol, ka ndodhur pranë një banese në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka të lënduar. Mësohet se banesa së cilës iu vu lënda eksplozive është në pronësi të shtetasit Dritan Abazi.