Territoret e ndara mes dy shteteve zakonisht krijojnë pamje të shëmtuara. As Nikosia nuk është ndryshe. Pozicioni i saj është i pa lakmueshëm si kryeqyteti i fundit i ndarë në botë dhe plagët e konfliktit të së kaluarës janë të dukshme dhe brutale.
Ato vijnë në formën e një zone të patrulluar nga OKB, një plagë që ndan kryeqytetin e Qiprove Greke dhe Turke në lindje në perëndim. Rrugët përfundojnë me barela dhe tela me gjemba; ndërtesat kufitare janë të zbrazura. Aty shihen edhe thasë zalli si në filma me misione të ushtrisë.
Për 43 vjet, këto pamje kanë paraqitur realitetin e një konflikti të ngrirë në kohë, simbolin më të fuqishëm të një marrëveshjeje armëpushimi që ka mbajtur larg ortodoksët grek dhe myslimanët turq të Qipros.
Të dy palët, në vend se të bashkëpunonin pa ndasi, janë të lidhur shumë pak. Sado që është krijuar një sistem i përbashkët i kanalizimit dhe rrjeti i energjisë elektrike që lidh njësitë e vendit të ndarë, i gjithë bashkëpunimi zyrtar mes sy vendeve qëndron i ngrirë.
Qysh prej kohësh, fatkeqësia më e madhe e Qipros është pamundësia e politikanëve për të bërë kompromis dhe për të pranuar bashkëpunim.
Turistët thonë se vendi është një parajsë potenciale, i shndërruar në ferr nga politikat kryeneçe. Ndërsa banorët e të dyja anëve thonë se kanë shpëtuar nga njëri tjetri. Se a është kjo mënyra më e mirë për të jetuar, e dëshmojnë edhe fotografitë që flasin sa 1000 fjalë. /tesheshi.com/