Kanë nisur telashet prej motit dhe në Shqipëri, siç ishte paralajmëruar.
Rreshjet në fundjave kanë sjellë problemet e para në disa pjesë të vendit, duke nisur që nga Veriu, përfshirë dhe Tropojën, që zakonisht nuk është në hartën e përmbytjeve.
Kryebashkiaku i atyshëm, Rexh Byberi, shkruan:
“Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.
Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.
Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyç ku po monitorojme situaten.
Jo vetem rruget, kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.
Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.
Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.
Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.
Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur”.Për shkak të motit me reshje është dëmtuar linja e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë.
“Moti i keq dhe me reshje dëmtoi linjën e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë. Brigadat OSS, Kukës, Tropojë në terren për riparimin e avarisë”, njofton OSHEE.
Më poshtë, në Vlorë, autoritetet kanë ndaluar që të lundrojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
“Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17 shtator 2022 deri ne datën 18 shtator 2022. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00”, thuhet në njoftim. /tesheshi.com/