Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shtraus tek Merkel: vizitat më të rëndësishme të liderëve botërorë në Shqipëri

by te Sheshi
06/07/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 9 mins read
A A
Nga Shtraus tek Merkel: vizitat më të rëndësishme të liderëve botërorë në Shqipëri

Nga Luljeta Progni

Këtë të mërkurë të 8 korrikut, kancelarja Gjermane Angela Merkel mbërrin në Tiranë. Kjo vizitë është një ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë. Angela Merkel është cilësuar nga mediat si “mbretëresha e Evropës” për shkak të fuqisë së saj, si një ndër “liderët” më të suksesshëm të Gjermanisë. Merkel është duke konsumuar mandatin e tretë si kancelare e një prej ekonomive më të fuqishme të Evropës.

Angela Merkel vjen në Tiranë pas organizimit të Samitit Ballkanik të Berlinit, ku morën pjesë kryeministrat e vendeve të Ballkanit, ndër ta edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Kancelarja Merkel ka parashikuar të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Nishani si dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik, i organizuar nga “Tirana Biznes Park”. Kancelarja gjermane do të vijë e shoqëruar nga një grup bisnesmenësh gjermanë, me synimin për të rritur potencialet investuese të tyre në Shqipëri.

Vizita e kancelares gjermane është konsideruar historike nga drejtuesit e mazhorancës. Në këto 25 vite Shqipëria është vizituar nga personalitete të rëndësishme të politikës së Perëndimit. Këto vizita lidhen me momente të rëndësishme për Shqipërinë.

Historia e këtyre vizitave nis me atë të kreut të Landit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus dhe vazhdon me të tjera të rëndësishme siç është ajo e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Peres Dekuelar, dhe më pas me të tjerë personalitete të rëndësishme të botës, që kulmojnë me vizitën e presidentit të SHBA-ve në Tiranë, Xhorxh W.Bush  Më poshtë janë renditur disa prej vizitave më të rëndësishme të personaliteteve botërore në Shqipërinë postkomuniste.

franz-josef_straussFranc Jozef Shtraus

Vizita e parë e një zyrtari të lartë perëndimor në Shqipëri ka ndodhur në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ishte vizita e kryeministrit të Landit të Bavarisë në atë kohë, Franc Jozef Shtraus. Ai e vizitoi Shqipërinë tre herë në harkun kohor mes viteve 1984-1987. Vizita e tij e parë ishte në gusht të vitit 1984, një vit para vdekjes së  diktatori komunist Enver Hoxha.  E dyta vizitë e Shtraus është zhvilluar në maj të vitit 1986 dhe e treta në nëntor të vitit 1987. Franc Jozef Shtraus njihet si një ndër zyrtarët e lartë të Gjermanisë më të spikatur për aftësi të veçanta në fushën e diplomacisë. Për këtë arsye ai ishte përzgjedhur nga qeveria gjermane për një mision, i cili rezultoi i pamundur në Shqipëri.

Bëhej fjalë për plan gjerman investimesh prej 100 milionë markash gjermane. I biri i Franc Jozef Shtraus, Maks Shtraus, e kujtoi pas 30 vitesh këtë vizitë të të atit, duke e cilësuar si një shans të humbur për Shqipërinë.

Dy vizitat e tij të para në Shqipëri u cilësuan nga regjimi komunist si vizita private, megjithëse në të vërtetë ai u prit nga zyrtarë të lartë. Në vizitën e tij të tretë, e cila ishte tashmë zyrtare, politikani i lartë gjerman u takua me udhëheqësin komunist të kohës, sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia. Shtraus erdhi në Shqipëri në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të cilat u vendosën më 2 tetor 1987.

terezaNënë Tereza

Njihej në gjithë botën, por në Shqipëri shumë pak. Nënë Tereza ishte shqiptare, por regjimi komunist i kishte mohuar të drejtën të shkelte tokën ku flitej gjuha mëmë. Pas shumë përpjekjesh nobelistja shqiptare me famë botërore, Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) erdhi në Shqipëri. Me të mbërritur në Rinas, shenjtorja shqiptare u ul në gjunjë dhe puthi tokën shqiptare. Ishte një vizitë emocionuese, por që regjimi u kujdes ta zvogëlonte madhështinë e saj.

E gjithë axhenda e Nënë Terezës u kontrollua me kujdes nga udhëheqësit komunist të kohës. Nobelistja u takua me sekretarin e parë të KQPPSH-së, Ramiz Alia. Më pas Nënë Tereza nderoi me homazhe varrezat e Dëshmorëve si dhe varret e nënës së saj Drane dhe motrës Age në Shkodër. E gjithë vizita e Nënë Terezës u organizua brenda kornizave të burokracisë komuniste, pa bujë dhe pa lavde edhe pse ajo ishte Nobeliste e respektuar në mbarë globin.

AssetVizita e Peres De Kuelar në Shqipëri

Në verën e vitit 1990 mbërriti në Shqipëri, Havjer Peres De Kuelar, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.  Vizita e tij u parapri nga një vizitë e zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) Uilliam H. Drejpër. De Kuelar erdhi në Shqipëri në Maj të vitit 1990 dhe u takua me zyrtarët shqiptarë komunist në një situatë të re kur kishte ndodhur ngjarja e ambasadave dhe sistemi komunist ishte drejt rënies.  Në takimin me Ramiz Alinë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  u përqëndrua tek të drejtat e njeriut, ndër të cilat liritë politike, fetare, të pronës etj. Në takim, De Kuelar u përqëndrua  edhe tek reformat  që Shqipëria duhet të ndërmerrte për të shkuar drejt një shoqërie demokratike moderne, drejt një shoqërie të hapur.

Tirane.220.6.91.-Sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker duke folur ne mitingun e oranizuar ne sheshin "Skenderbej". Nga e majta ne te djathte Xhejms Bejker dhe Muhamet Kapllani.ATSH.Foto:P.Omeri
Tirane.220.6.91.-Sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker duke folur ne mitingun e oranizuar ne sheshin “Skenderbej”. Nga e majta ne te djathte Xhejms Bejker dhe Muhamet Kapllani.ATSH.Foto:P.Omeri

James Baker

300 mijë shqiptarë u derdhën në sheshin “Skënderbej atë ditë të 22 qershorit të vitit 1991 për të prekur “ëndrrën amerikane”. Kishte mbërritur në kryeqytetin tonë sekretari amerikan i shtetit, James Baker.

Kishte kaluar pak muaj që në Shqipëri ishte rrëzuar sistemi komunist dhe Baker ishte i pari zyrtar amerikan që prekte tokën shqiptare. Vizita e tij mbahet mend si një ndër më të rëndësishmet të ndodhura në Shqipëri edhe për pritjen madhështore nga 300 mijë shqiptarë. James Baker u prit nga Presidenti i atëhershëm Ramiz Alia dhe Kryeministri i kohës, Ylli Bufi.

GP-II-bacia-terra-albanesePapa Gjon Pali i II

Më 25 Prill të vitit 1993 e shkeli për herë të parë tokën shqiptare një Papë dhe ai ishte Papa Gjon Pali i Dytë. Ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme në botë edhe për faktin se pati një rol të spikatur në rrëzimin e sistemit komunist në vendet e lindjes. Kreu i Vatikanit erdhi në Shqipëri i shoqëruar nga Nënë Tereza, e cila e kishte vizitën e dytë në atdheun e saj.

Papa Gjon Pali II u prit  në aeroportin e Rinasit, nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Më pas ceremonia në sheshin “Skënderbej” ishte madhështore ku morën pjesë mbi 200 mijë shqiptarë.

download (1)Shrëder në Shqipëri për Luftën e Kosovës

Më 11 shkurt të vitit 1999 vizitoi Shqipërinë kancelari gjerman Gerhard Shreder. Ai qëndroi për rreth tre orë në Tiranë për t`u drejtuar më pas në Kukës atje ku ishin përqëndruar emigrantët kosovarë për shkak të luftës së Kosovës.  Janë zhvilluar edhe të tjera vizita të rëndësishme të personalitetev të Botës në këtë kohë por ato kishin më shumë lidhje me luftën e Kosovës se sa me zhvillimet në Shqipëri.

article-2327292-001AD7E100000258-646_634x422Tony Blair

Më 18 maj të vitit 1999 mbërriti në Shqipëri kryeministri britanik, Tony Blair. Ishte një situatë e vështirë në Shqipëri pasi kishin zbarkuar mijëra kosovarë për t’i shpëtuar genocidit serb të Sllobodan Millosheviçit. Kryeministri Tony Blair pati një rol të rëndësishëm në çështjen e luftës së Kosovës.

Blair dhe Britania e Madhe ishin aleati kryesor i SHBA-së në vendimin për të bombarduar Serbinë dhe për të çliruar popullin kosovar nga dhuna e Serbisë së Millosheviçit. Blair vizitoi kampin më të madh të refugjatëve kosovarë me 10 mijë veta, i cili ishte vendosur në Elbasan. Një detaj i veçantë i kësaj vizite është se sapo mbërriti në Tiranë, kryeministri britanik hoqi kostumin zyrtar dhe u vesh me ngjyrat e flamurit shqiptar (kuq e zi). Ashtu u shfaq në kampin e refugjatëve kosovarë në Elbasan, me xhinse të zeza e bluzë të kuqe, i shoqëruar nga kryeministri i atëhershëm shqiptar, Pandeli Majko.

Madeline-Albright_First-Female-Secretary-of-State_HD_768x432-16x9Madeleine Allbright

Në  vitin 2000 mbërriti për vizitë në Tiranë sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Allbright. Erdhi në Tiranë  më 19 shkurt, kur kishin përfunduar  sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Allbright u prit nga presidenti i atëhershëm Rexhep Meidani dhe Kryeministri i kohës, Ilir Meta. Madeleine Allbright njihej si nismëtarja e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në administratën amerikane , me president Bill Clinton.

Pas Ollbright Shqipërinë e ka vizituar në vitin  2003 Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell i cili erdhi në Tiranë në kuadër të forumit të Kartës së Adriatikut në funksion të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në NATO.

20070610-1_p061007cg-0093-515hXhorxh W. Bush

Me 10 qershor të vitit 2007, vizitoi Shqipërinë presidenti amerikan Xhorxh W. Bush. Ishte vizita e parë e një niveli të tillë në vendin e vogël Shqipëri.

Presidenti Bush u prit me një ceremoni të nivelit më të lartë, ndërsa u takua edhe me qytetarët në Fushë Krujë. Imazhet e mikëpritjes për presidentin amerikan u shfaqën në mediat e të gjithë botës, të cilat raportuan se presidenti Bush u prit në Shqipëri si hero. Përveç kontributit të drejtëpërdrejtë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, presidenca e Bushit pati gjithashtu kontribut për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur.

4B6841E1-6BB8-4B61-90FD-BEF2AF5B6430_mw1024_mh937_sHillary Clinton

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti në Tiranë më 1 nëntor të vitit 2012, ato ditë kur Shqipëria po përgatitej për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Clinton u prit me një ceremoni të nivelit më të lartë shtetëror, nën masa të rrepta sigurie.

Në fjalën e saj në parlamentin e Shqipërisë, Clinton përsëriti qëndrimin amerikan për mbështetje të vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar se edhe 100 vite të tjera SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë.

Pope-francis_3045967bPapa Françesku

Më 10 shtator të vitit që shkoi, Shqipëria u bë qendra e botës kur Papa Françesku vizitoi Tiranën. Mediat kryesore botërore raportuan nga sheshi Nënë Tereza meshën e kreut të Vatikanit me pjesëmarrjen e rreth 300 mijë shqiptarëve.

Papa parakaloi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përmes dekorit që përmbante historinë e 40 martirëve klerikë shqiptarë të vrarë nga komunizmi, për të mbërritur në altarin e ngritur për meshën në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Në mbyllje të vizitës së tij në Shqipëri, ai falenderoi popullin shqiptar për pritjen madhështore. Ishte e dyta vizitë e një Pape në Shqipëri, pas asaj të Papa Vojtilës në vitin 1993.

rama-vucic-tirana-1024x614Një prej vizitave të rëndësishme është edhe ajo e kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç. Kryeministri shqiptar Edi Rama priti homologun e tij serb në Tiranë pak muaj më parë dhe vizita u cilësua e suksesshme.  Takimi Rama-Vuçiç në Tiranë u përshëndet edhe nga liderët e BE-së.

Ajo që vlen të veçohet në gjithë këtë mori vizitash ndër vite, është se në Shqipëri, deri më tani nuk ka shkelur asnjëherë këmba e ndonjë lideri të lartë lartë të shtetit francez. /tesheshi.com/

Tags: dosier nga shtraus te merkel

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
FOTO/Pagëzimi i Charlotte, princi George me veshje si i ati para 30 vitesh

FOTO/Pagëzimi i Charlotte, princi George me veshje si i ati para 30 vitesh

Jahjaga i jep “Ibrahim Rugovën” Jacobson-it

Jahjaga i jep “Ibrahim Rugovën” Jacobson-it

Një hakmarrje e ëmbël: SHBA kampione e botës në futboll për femra

Një hakmarrje e ëmbël: SHBA kampione e botës në futboll për femra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni