Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shpend KURSANI: Përqeshja e institucionit të protestës – nga kush?

by te Sheshi
21/04/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A

Me zor nuk shkon. Protestë hëpërhë do t’i thosha kësaj të fundit të organizuar nga trioja opozitare VV-AAK-NISMA. U fol shumë, por edhe u analizua shumë, që kjo lidhje e fundit mes këtyre partive ishte krejtësisht e panevojshme për atë çka tashmë ashiqare shihej si kontradiktë që ekzistonte mes kërkesave të protestës dhe qëndrimeve të VV-së, në njërën anë, dhe AAK-së e NISMA-s, në anën tjetër. Nuk dua t’i ndaj këto subjekte për sa i përket protestës të së shtunës së kaluar. Këto nuk dallojnë, sepse nuk kishte dallime mes tyre për protestë, e në protestë. Kërkesat apo ato pikë kundër së cilave protestohej ishin krejtësisht legjitime dhe të drejta.

Çmimi i energjisë është i lartë, RTK-ja kontrollohet nga pushteti, sistemi i drejtësisë është i uzurpuar, dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është shumë i dëmshëm për vendin. Pra, kundër këtyre pikave duhet të protestohet ditë për ditë. Lëvizjen “Vetëvendosje” nuk e kuptoj megjithatë. Se ku është nisur me AAK-në e NISMA-n ta çkapë shtetin, nuk e di. Protestës së organizuar nga kjo trio opozitare më shumë do t’i shkonte slogani, “Protesto për një kapje ndryshe të shtetit”. Nuk mund të çlirohet shteti me këtë AAK e me këtë NISMA, pra, me “këtë” AAK e me “këtë” NISMA.

Nuk është krejtësisht e drejtë të thuhet se me AAK-në dhe me NISMA-n mund të çlirohet shteti. Është e mundshme, mirëpo duhet punë paraprake nga kjo trio. P.sh., duhet së pari që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ta kthejë pallatin e tij në Prishtinë në një jetimore apo në ndonjë objekt i cili do të shërbente për punë bamirësie, në mënyrë që të na bindë se me të vërtetë e ka njëmend ta çlirojë vendin. Me pallate, motoçikleta, e xhipa luksozë nuk çlirohet vendi; natyrisht, çlirohet nga një kapës, por rikapet nga një kapës tjetër, apo ndryshe. Kjo vlen njësoj për disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie, por edhe për disa të NISMA-s. Dhe VV-ja e di këtë mirë (besoj), por gjithnjë dështon së pari ta pranojë ndryshimin në qasje dhe në bindje të saj, e pastaj edhe ta argumentojnë këtë.

Nëse VV-ja nuk mund ta kushtëzojë AAK-në dhe NISMA-n me pastrimin e tyre nga krimi, për çka na ka treguar vetë VV-ja edhe po të mos e dinim ne, atëherë vihen në pikëpyetje thëniet e VV-së për kushtëzimin e një force me të madhe se këto dy parti, siç është qeveria e Serbisë, që VV-ja thotë me drejtë se duhet kushtëzuar. Gabimin tjetër që po bën VV-ja është se nuk po e pranon ndryshimin nga ajo çka ishte me retorikë dhe me bindje para zgjedhjeve të qershorit 2014 dhe asaj që është sot. Vazhdojnë të thonë se janë qëndrimet ato që i kanë ndryshuar, e jo parimet. Kjo e bën këtë parti joserioze. Ta mohosh ndryshimin është edhe antishkencore, si me shkencat politike, ashtu edhe me ato shoqërore, më gjerë. Por ndoshta ka shkencë tjetër që mund ta shpjegojë “mosndryshimin” e VV-së. Duhet të presim për një zbulim të tillë!

Në anën tjetër, shumica e kritikuesve të kësaj proteste, disa duke u bazuar në premisat e parashtruara në këtë tekst, e disa në premisat e pozicionit të tyre në shoqëri që ua mban pushteti i tanishëm, pra, ata të cilët nuk pajtohen me krimin por bashkëjetojnë disi mirë me të, përderisa ky krim ua mbron pozitën në shoqëri, kanë përgjegjësi po ashtu pse sot e kemi këtë opozitë, por edhe këtë pushtet. Në radhë të parë, këtu hyn shoqëria civile, e cila përbën vetëm se një emër ndryshe nga pushteti, ndërkaq, në baza relative me fuqinë dhe mundësitë që kanë, përfitojnë nga ky sistem, në mos edhe më shumë se ky pushtet.  Nuk dua të hyj në atë se a gaboi apo jo, a gaboi shumë apo pak, dhe a bëri mirë apo keq VV-ja kur vendosi të futet në zgjedhje – pra, brenda sistemit – apo dhe për çfarë qëllimi e bëri këtë. Me rëndësi është që sot e dimë se ajo tashmë është e hapur për partnerë të cilët na ka thënë vetë se janë të zhytur në krim.

Me hyrjen e saj brenda sistemit, VV-ja tanimë për 5 vite la një vakuum të madh e të rehatshëm për shoqërinë civile, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për organizatat, por edhe për aktivistë të ndryshëm, media, universitetin, teatrin, ata në radhët e artit e të kulturës, etj., që ta mbushin këtë vakuum. Asnjëri nga këta pjesëtarë të shoqërisë civile nuk mori guximin që ta mbushë këtë vakuum me një lëvizje shoqëroro-politike, dhe jo domosdo të njëjtë me VV-në e çka la ajo si hapësirë. Shumë prej tyre zgjodhën rrugën e njëjtë, në mos edhe më të keqe sesa atë të VV-së në muajt e fundit.

Këta pjesëtarë, shumica kritikë ndaj përpjekjeve të VV-së me partnerët e saj të dyshuar për krim, i janë bashkangjitur sistemit gjoja për përmirësimin e shtetit brenda vetë sistemit. Të besosh që individët nga shoqëria civile e gjerë futen në sistem për ta ndihmuar shtetin e për ta rregulluar këtë sistem, është njësoj sikur të besosh që VV-ja nuk ka ndryshuar. Mirëpo kur një shoqëri (civile) përqesh e përbuz VV-në për kontradiktat e saj të hatashme që ka në lidhjen me AAK-në dhe NISMA-n, në njërën anë, e ndërkaq qëndron rehat në këtë sistem, duke u dhënë shkas këtyre partive opozitare të organizojnë protestë, në anën tjetër, duket shumëfish më qesharake e më e përbuzshme se trioja kontradiktore opozitare.

Gjermania sot ka mbi 15.000 fondacione multimilionëshe bamirëse të krijuara nga vetëshpronësimi vullnetar i milionerëve që përfituan nga shoqëria për t’ia kthyer këtë pronë shoqërisë. Kjo ishte e domosdoshme për shoqërinë kapitaliste gjermane. U bënë 15.000 sepse kur u bë e para nuk u përqesh e nuk përbuz. Ndërkohë, kolegë të dashur nga shoqëria civile (më e gjerë), vakuumin që VV-ja, tashmë e tjetërsuar, la në 5 vitet e fundit në sistemin shoqëror që lëngon për lëvizje shoqëroro-politike, jo domosdo të njëjta, nuk e mbushi as edhe një e vetme. Nuk dua t’i ripërvishem ndonjë analize këtu në fund, por kjo ndodh sepse, njësoj sikurse VV-ja, po mendohet brenda grupit kritikues e përqeshës ndaj protestës së fundit se sistemi ndryshohet brenda tij. Me të vërtetë qesharake!  /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
FORUM/ A i duhet Kosovës një parti e re si alternativë serioze qeverisëse? – flasin analistët

FORUM/ A i duhet Kosovës një parti e re si alternativë serioze qeverisëse? – flasin analistët

REDAKSIONALE/ A është eksodi tritoli (çuditërisht) i munguar i kësaj periudhe?!

REDAKSIONALE/ A është eksodi tritoli (çuditërisht) i munguar i kësaj periudhe?!

Liga e Kampioneve: Barcelona dhe Bayern Mynih në gjysmëfinale

Liga e Kampioneve: Barcelona dhe Bayern Mynih në gjysmëfinale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni