Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Diversiteti i mediave, më shumë në formë se përmbajtje

by te Sheshi
04/05/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Diversiteti i mediave, më shumë në formë se përmbajtje

Roli i mediave dhe ndikimi që ato kanë ndaj institucioneve si dhe fakti që ajo (media) po i kapërcen kufinjtë e vet dhe po transformohet në një superfuqi në raport me këto institucione si dhe strukturën politike, ka bërë që teoria e medias si reflektim i sistemit që ushtron kontroll ndaj shoqërise, të përmbyset duke e bërë median një promotor të modelimit social dhe modelimit strukturor politik. Ajo është një, le të themi, gjymtyrë jetësore e çdo sitemi demokratik dhe me anë të saj politika komunikon me zgjedhesit. Nëse politika arrin të kontrollojë informacionin që prodhon media lidhur me veprimet apo mosveprimet e veta, sigurisht që do të jetë e aftë pastaj që kriterin e së vërtetë ta modelojë dhe të influencojë qytetarët mbi produktet e veta politike. Duhet thënë se është e vështirë që të gjejmë një puritanizëm mediatik përsa i përket marrëdhieve të saja me politikën. Gjithsesi, dhënie-marrjet midis tyre janë faktikisht etapa të dukshme në pothuaj të gjitha vendet, për këtë arsye neutraliteti mediatik ngelet edhe sot e kësaj ditë një ëndërr e  cila akoma qëndon larg të bërit realitet.

Sa më shumë që perandoria mediatike të jetë e shtrirë dhe influente, aq më e madhe bëhet përpjekja e politikës për ta shtënë në dorë atë. Si pasojë e këtij presioni të madh mediat, të cilat në fillim iu bashkangjitën korporatave dhe më pas u bënë korporata vetë, gjetën rrugë të ndryshme për ta thërrmijëzuar mesazhin e vet në disa nivele shoqërore e kulturore. Këto sipërmarrje mediatike me influencën e tyre të jashtëzakonshme filluan të kontrollojnë zhvillimet sociale. Jo vetëm kaq por këto media, të cilat kryesisht aktivitetin e tyre e zhvillonin në boshtet kryesore civilizuese, u bënë media referenciale përsa i përket lajmit dhe komentimit të lajmit për mediat e qytetërimeve periferike, të cilat në më të shumtën e rasteve bluanin në mullirin lokal mediatik këto informacione.

Ka një rend tregëtar në masmedia sot përveç rendit informativ që ne shohim në sipërfaqe. Por ka edhe një rend politk i cili pa median praktikisht do të ishte i zbrazët. Përceptimi që media të lë sapo konsumatorët e saj bien në kontakt me të, është fakti se diversiteti i mediave në përgjithësi qëndron më së shumti tek forma e tyre, tek imazheria dhe koloriti dhe shumë pak tek përmbajtja apo tek ideologjia Në këtë rast media ndërhyn mes dëshirës dhe pritshmërisë së këtij të fundit duke imponuar një formulë të menduari, sipas  një plani paraprak , e cila flet me një gjuhë  ngjarjesh që lehtëson shkrirjen e informacionit të ri me përceptimin e publikut. Me anë të këtij proçesi media ndikon përmes copëzash informacioni me burime shpesh të mangëta duke imponuar një skemë të re të të menduarit. Kur kjo skemë e të menduarit e cila është e imponuar nga mediat merr trajta rutinore dhe bëhet masive, atëhere transformohet në mënyrën e të logjikuarit të shoqërisë ndaj realitet. Shpesh ndodhin ngjarje të cilat është e vështirë të kuptohen nga ky publik tashmë rob i skemave mediatike të të menduarit, prandaj kur një e vërtetë shfaqet në realitet, publiku tashmë i robëruar nga skema mediatike e të menduarit kërkon të gjejë kuptimin e ngjarjes së re duke logjikuar me skemën e vjetër. Këtu atëherë fillon përplasja dhe aktivizohet proçesi i përjashtimit të çdo gjëje e cila nuk është konform rutinës skematike mediatike.

Bernard Cohen ka një shprehje të famshme lidhur me këtë tipar të shtypit ku ai thotë: ”Shtypi në më të shumtën e rasteve mund të mos jetë i suksesshëm në të orientuarit e njerëzve se çfarë të mendojnë, por është magjepës sukses i tij për t’u treguar lexuesve se si të mendojnë.” Sa më e madhe të jetë uria e për t’u orientuar dhe informuar për një çështje të caktuar, aq më e madhe dhe intensive bëhet influenca mediatike ndaj publikut. Atributi i mediave, të cilat kanë pranuar të jenë këmbët e zgjatura të gënjeshtrës politike, por edhe kulturore është atributi i një arme të shkatërrimit në masë në raportet e shoqërisë me të vërtetën. Punën e restaurimit dhe meremetimit mediatik të tullumbaces politike e bëjne korporatat mediatike që, siç e theksuam më sipër, në sajë të interesave të pazgjidhshme me politikën, përmes: teknikave, fjalëve e imazheve, faktologjisë historike afatshkurtër, shmangies së të tashmes dhe evokimit të së kaluarës dhe anasjelltas, terminologjise qellimisht te gabuar

Për të humbur arsyetimin kritik të audiencës është e nevojshme që media të bëjë angazhimin e shtresave sociale të shoqërisë në sa më pak kohë për gjëra që pasurojnë ndjenjat duke i kthyer individët e shoqërisë në makineri pune. Zgjatja e këmbëve të gënjeshtrës ka nevojë për investime të pamata në industrinë e qejfit dhe shkapërderdhjes, të dhunës dhe automatizimit të mendimit, jashtë parametrave normale njerëzore për të kotësuar idealin shoqëror. Kthimin e anëtarit të shoqërisë në një qënie që përthith dhe nuk reflekton që deformohet dhe nuk përmirëson. Kështu aftësia  reaguese e masës shoqërore zbehet ndaj çdo deformimi apo edhe tiranie dhe pasiviteti social shoqëron përditshmërinë e secilit. Kjo do të thotë mbi të gjitha deformim i cilësisë së informimit i cili pa dyshim që do të pasqyrohet në një deformim të përceptimit të masave e cila nga ana e vet e përthyen në një vendimarrje të deformuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Hollandë në Arabinë Saudite, negociata për Iranin

Hollandë në Arabinë Saudite, negociata për Iranin

Turqia do të përfshihet në marrëveshjen e doganës së BE dhe SHBA

Turqia do të përfshihet në marrëveshjen e doganës së BE dhe SHBA

Dëshmitë e trupave izraelite zbulojnë vrasjet e civilëve në Gaza

Dëshmitë e trupave izraelite zbulojnë vrasjet e civilëve në Gaza

TË FUNDIT

  • Të fundit
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni