Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Blushët e pariformatuar

by Te Sheshi
13/03/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Blushët e pariformatuar

Në javët e fundit kemi përjetuar zjarrminë e debateve politike të lidhura me një ngjarje partiake siç është kongresi i Partisë Socialiste. Seriali politik rozë u shoqërua kësaj radhe me një audiencë relativisht të lartë, jo për shkak të një iniciative e cila do të mund të sillte ndonjë ndryshim në terrenin moçalor shqiptar, apo të një strategjie për të dalë nga kriza; jo aspak, por vetëm se për përsëritjen e të njëjtave skema të kundërshtive politike që janë mbivendosur mbi realitetin tonë problematik dhe po e shtypin atë në formë imponuese. Që nga lëvizjet katarsiste të Nanos, e deri tek katarsisi i rrjeteve sociale të epokës së Blushit, pak ka ndryshuar nga thelbi i konceptit politik në Partinë Socialiste. Nga klithmat e socialistes në sallë drejtuar Nanos, në kohën e katarsisit të tij, se nuk donte as ujë, as bukë, as drita, por vetëm të mos përçahen me njëri-tjetrin, sot, në epokën dixhitale të pragmatizmit emblematik, konsensusi për një sakrificë të tillë ngel tashmë në gojën e ndonjë të moshuare, e cila me nostalgji kujton vuajtjen si elizir dashurie politike. Aq më tepër kur sot përçarja dhe morali që e shoqëron atë e ka humbur kuptimin për shkak të striptizës politike të LSI-së.

Në këtë peizazh të gdhendur me lëvizje dhe përplasje të forta politike, ciflat e kësaj përplasjeje kanë ndërtuar një statujë tjetër që ka marrë flamurin e katarsisit në Partinë Socialiste. Kjo është statuja e Ben Blushit si opozitari socialist dhe një soj “Robin Hudi” popullor, që shfrytëzon ujin, bukën dhe dritat, kësaj radhe jo në emër të bashkimit, por në emër të ndarjes nga pushteti që partia më e madhe në vend u ofron ndjekësve të saj. Zhvillimi brenda socialistëve, nga epoka e Nanos e deri tek Rama, nuk është se ka ndryshuar në kuptimin e restaurimit të liderit dhe “misionit të tij historik”, të cilit vazhdimisht historia duhet t’i vijë nga mbrapa, pra, përplasja dhe motivi i saj nuk është se ndryshon shumë në thelb me atë të 15 viteve më parë. Në të dyja rastet, në qendër është pushteti, për arritjen e të cilit përdoren eufemistikat e përhershme me popull dhe në emër të popullit.

Edhe Blushi  të njëjtën gjë po bën. Ai po përdor disa të vërteta të dhimbjes shqiptare, të kthyera në simbolin tonë, për të arritur synime të qarta politike. Sigurisht që është më se normale të kritikohet një qeveri e cila nuk punon mirë, aq më tepër një qeveri si ajo e kryeministrit Rama, por shpesh disa të vërteta nuk mjaftojnë të përdoren për të meremetuar statuja si ajo e Blushit, ciflat e së cilës janë pjesë e një teknologjie pushteti, që në një mënyrë apo tjetër është bashkëfajtore për çka ka ndodhur në këtë vend. Është pikërisht këtu që fenomeni Blushi është rasti më tipik i dramës shqiptare; është rasti kur bashkautorë të katrahurës që i është bërë këtij vendi shkëputen me disa lëvizje politike, duke përdorur parime dhe të vërteta që ekzistojnë, pavarësisht qenies së këtyre politikanëve, për të ricikluar veten tashmë në një kontekst tjetër, me synimin thjesht të zgjasin sa më shumë qenien e tyre politike dhe ekonomike. Për këtë arsye i shkaktojnë vetes një shkëputje nga krahët politikë; gati-gati me nota filozofike shkrehen duke akuzuar “politikanët”. Duke përfituar nga aseti më i madh që elektorati mund t’u japë, atë të kujtesës afatshkurtër të tyre, Blushët historikisht kanë kërkuar të riformatojnë politikën, por pa riformatuar veten.

Nga ana tjetër, Rama nuk po shfaq cilësinë e një administratori pushteti, e me nervozizëm pohon përditë se është i brishtë në  menaxhimin e situatave të tilla. Blushi po korr sukses në instalimin e perceptimit tek audiencat se ai është i vetmi kundërpalë i Ramës, dhe për këtë një ndihmë të madhe ia ka  dhënë vetë kryeministri. I nisur keq, si një pushtet vetëm për hir të pushtetit, i mbështetur mbi figura dhe aleanca problematike, pushteti i sotëm bën që  argumentimi dhe të vërtetat e Blushit të  marrin ngjyrime reale. Por a është Blushi shërimi i problemeve që kemi vetëm se ai artikulon disa të vërteta, që për hir po të së vërtetës kanë ekzistuar edhe kur ai ka heshtur, apo edhe kur ai ishte ministër? Vështirë të gjesh procese përmirësuese të cilat nisin me fajësime ndaj tjetërkujt pa kaluar në procesin e kritikës vetjake.

Lodhja jonë me zëvendësime pushtetesh të paafta, korruptive e anormale, me individë dhe pushtete të paafta, korruptive dhe anormale, vetëm se dëshpërimi ndaj të parit na ka verbuar pamjen e të dytit, besoj se duhet marrë fund. Problemet e Shqipërisë sot janë shumë të mëdha, gjëra për t’ u ndrequr janë pa fund, gafat dhe dështimet e qeverisë janë të dukshme, por që të shpresojmë se dikush i ndërtuar me ciflat e të tjerëve të vendosë për ta përmirësuar këtë vend pa bosht, pa ide, pa staturë, pa ekspertizë, pa ekip, e në fund të bëjë edhe opozitarin edhe pushtetarin, edhe socialistin edhe demokratin, kjo jo vetëm që është e papranueshme etikisht, por edhe estetikisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
“LEXO!”/ Tjetri, “bota” që na duhet të zbulojmë

“LEXO!”/ Tjetri, “bota” që na duhet të zbulojmë

Bilanci tragjik, 34 të vdekur e 125 të plagosur, i të tretit akt terrorist në pak muaj në kryeqytetin turk

Bilanci tragjik, 34 të vdekur e 125 të plagosur, i të tretit akt terrorist në pak muaj në kryeqytetin turk

A treten lehtë kokoshkat?

A treten lehtë kokoshkat?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni