Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ramazan GOZEN*: Kush e lejoi ISIS të bëjë barbarizma të pashembullta

by te Sheshi
30/05/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ramazan GOZEN*: Kush e lejoi ISIS të bëjë barbarizma të pashembullta

Vallë a mund të thuhet se botës nuk i interesojnë sulmet e DAESH-it(ISIS) në Paris, Uashington e Londër; vrasjet çnjerëzore të kryera nga kjo organizatë, apo dhe shkatërrimet e trashëgimive historike si Palmira?

Bota dhe njerëzimi po përballen me një organizatë të ashtuquajtur Shteti Islamik në Irak dhe Siri, që është prej dy vitesh në rend të ditës. Katastrofat dhe problemet e shkaktuara nga DAESH-i (oseISIS) nuk ka mbetur më njeri pa i dëgjuar. Shembujt për këtë janë të shumtë; por ia vlen të përmenden përkufizimi i gjithë njerëzve të tjerë përveç anëtarëve të saj si të pafe, ekzekutimi i këtyre njerëzve me prerje koke përpara kamerave, bombardimi i xhamive dhe faltoreve të tjera, shkatërrimi i veprave të antikitetit dhe kryerja e sulmeve ndaj popullatave të pafajshme e civile. Ndërsa akti i fundit i kësaj organizate ishte pushtimi i qytetit antik të Palmirës, një nga trashëgimitë historike të mbrojtura nga UNESCO-ja në territoret siriane.

DAESH-i është një kërcënim serioz jo vetëm për vlerat islame dhe botën myslimane, brenda të cilave e përkufizon veten kjo organizatë, por njëherësh për të gjithë njerëzimin. DAESH-i është problemi gjithënjerëzor i kohëve tona. Sepse qoftë nga aspekti i veprimtarisë kriminale, qoftë edhe nga këndvështrimi i burimeve të saj, organizata në fjalë i intereson nga afër si Lindjes së Mesme dhe botës myslimane, ashtu dhe të gjithë njerëzimit.

Vallë a mund të thuhet se botës nuk i interesojnë sulmet e DAESH-it në Paris, Uashington e Londër; vrasjet çnjerëzore të kryera nga kjo organizatë, apo dhe shkatërrimet e trashëgimive historike si Palmira? A mund të pretendohet se vendosja e hegjemonisë së DAESH-it dhe ideologjisë së tij në Lindje të Mesme ka të bëjë vetëm me vendet dhe fenë islame? A përjashtohen masakrat dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, që bëhen nga DAESH-i, prej fushës së interesit të organizatave dhe vendeve, të cilat mbrojnë vlerat e ndriçimit dhe qytetërimit? Ç’është më e rëndësishmja, duke qenë se një pjesë e rëndësishme e burimeve njerëzore të DAESH-it përbëhet nga shtetas të Britanisë së Madhe, Francës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Rusisë dhe vendeve të tjera si këto; a nuk shpalos kjo situatë përgjegjësinë dhe rolin e këtyre shteteve? Këto dhe shumë çështje të tjera tregojnë qartë se organizata terroriste DAESH është një problem i përbashkët, apo kolektiv i të gjithë botës.

Problemi më thelbësor në lidhje me DAESH-in ka të bëjë me çështjen sesi do të trajtësohen shoqëritë myslimane në të ardhmen dhe çfarë roli do të luajnë ato në botë; apo me të ardhmen, që e pret botën në rast se kjo organizatë terroriste, që ndërlidhet me islamin, ia del të jetë e suksesshme. Sigurisht që mbi 1,5 miliardë myslimanë rreth e qark globit nuk mendojnë dhe as jetojnë si DAESH-i. Është krejtësisht e pamundur që aktet dhe ideologjia e DAESH-it t’i vishen islamit. Mirëpo, ashtu siç ndodh në rastin e një mikrobi apo virusi, që përhapet në të gjithë trupin e njeriut kur nuk eliminohet në kohë, ashtu edhe DAESH-i mbart me vete rrezikun për t’u shtrirë në të gjithë shoqërinë islame anembanë botës nëse nuk mposhtet. Të rinjtë me probleme socioekonomike në Lindjen e Mesme dhe gjithandej botës, veçanërisht ata të indoktrinuar me arsim të gabuar, mund ta shikojnë DAESH-in si “alternativë të zgjidhjes efektive të problemeve me rrugë të shkurtër”. Propaganda e DAESH-it, që marrjen e kontrollit të qyteteve të ndryshme e shfaq si sukses dhe fitore, mund t’i joshë të rinjtë në fjalë më shumë për t’iu bashkuar kësaj organizate. Nëse kjo situatë nuk parandalohet, atëherë myslimanët e rajonit dhe botës mund të tërhiqen brenda kësaj vorbulle nëpërmjet kanaleve të gabuara të mediave dhe shërbimeve informative.

Një strukturë të tillë njerëzimi e ka përjetuar edhe në vitet 1920-’30. Ideologjia nacionalsocialistedhe fashiste, që doli në pah asokohe, u përhap si virus në Gjermani, Itali dhe Evropë për shkak se nuk u arrit të parandalohet në kohë. Ashtu si dhe DAESH-i, nacionalsocializmi nuk pranonte njerëzit e vendet me ideologji ndryshe nga e tija dhe në rast se nuk i eliminonte dot plotësisht, atëherë përpiqej t’i merrte nën kontroll. Të gjithë jemi të informuar pak a shumë sesi Gjermania hitleriane bënte ekspansionizëm racist dhe sesi gjatë këtij procesi masakronte miliona njerëz, përfshi këtu hebrenjtë. Metoda të ngjashme me këtë janë zbatuar gjithashtu nga Italia e Mussolinit dhe Bashkimi Sovjetik i Stalinit. Siç dihet, teksa ky virus përhapej anembanë rruzullit, fuqitë e mëdha të asaj kohe vepronin vetëm sipas interesave dhe ekuilibrave të tyre, duke bërë njërin sy qorr dhe njërin vesh shurdhë karshi virusit të sipërcituar. Por çfarë ndodhi më pas? Ky virus u bë shkaktar i Luftës II Botërore dhe shkatërroi pothuajse të gjitha qytetërimet…

Sot mund të themi se një lojë ekuilibrash e ngjashme me atë të viteve 1920-’30 po luhet edhe në kuadrin e DAESH-it; shtetet e mëdha dhe organizatat e fuqishme për të drejtat e njeriut bëjnë sikur nuk e shikojnë virusin e quajtur DAESH. Edhe pse ky grup terrorist shkel në mënyrë flagrante kufirin ndërkombëtar mes Irakut dhe Sirisë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk zbaton dispozitën e parashikuar në paragrafin 7 të Nenit 2 të Kartës së OKB-së. Sulmet në vazhdim prej 2 vitesh të DAESH-it jo vetëm që neglizhohen nga 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, por nuk merren sa duhet në konsideratë as nga vendet e rajonit. Sa për strategjinë e Presidentit amerikan, Barak Obama, për luftën kundër DAESH-it, deri tani nuk mund të thuhet se ka dhënë ndonjë rezultat.

Arsyeja kryesore e kësaj situate është lufta sunito-shiite për pushtet dhe lojërat e ekuilibrit në varësi të saj, që u përshkallëzuan në rajon gjatë dhe pas Pranverës Arabe. Edhe pse aktorët kryesorë të kësaj loje duket sikur janë Arabia Saudite dhe Irani, dihet që fuqitë e mëdha nuk janë aspak larg me ndikimin e tyre. Është fare e qartë që mes mbështetësve të Arabisë Saudite radhiten SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca; ndërsa në krye të përkrahësve të Iranit renditen Rusia dhe Kina.

Sigurisht që asnjë nga këto vende nuk mbështet zyrtarisht DAESH-in dhe aktet e tij, prandaj është e pamundur t’i ngarkojmë ato me përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sikurse dhe superfuqitë e dikurshme nuk ishin zyrtarisht përgjegjëse për ideologjinë fashiste të Hitlerit dhe Mussolinit. Por, ashtu si dhe në periudhën përpara Luftës II Botërore, fuqitë e sotme rajonale dhe botërore janë përgjegjëse indirekt, për shkak se nuk marrin masa efektive në gjendje për të ndalur DAESH-in. Qëndrimi “rrofsh sa malet, por larg meje”, mund të sjellë me vete përhapjen e gjithanshme të virusit DAESH në një hark kohor afatmesëm dhe afatgjatë. Loja ndërkombëtare e ekuilibrave mund të përmbysë plotësisht balancat botërore.

*Prof. dr, Pedagog i degës së Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit “Marmara” në Stamboll

Tags: opinionramazan gozen

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Shëngjin-Velipojë,  ja ç’ i pret pushuesit këtë verë, nga çmimet tek infrastruktura e shërbimet

Shëngjin-Velipojë, ja ç’ i pret pushuesit këtë verë, nga çmimet tek infrastruktura e shërbimet

Rusi, gazetari anti-Putin drejt vdekjes, dyshohet se është helmuar

Rusi, gazetari anti-Putin drejt vdekjes, dyshohet se është helmuar

Stambolli, një histori e shkurtër e qytetit të dy kontinenteve dhe dy tablo të rralla

Stambolli, një histori e shkurtër e qytetit të dy kontinenteve dhe dy tablo të rralla

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni