Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Stambolli, një histori e shkurtër e qytetit të dy kontinenteve dhe dy tablo të rralla

Nga te Sheshi
30/05/2015
në Artikuj të përzgjedhur, Të tjera, Vende & Popuj
Reading Time: 5 mins read
A A
Stambolli, një histori e shkurtër e qytetit të dy kontinenteve dhe dy tablo të rralla
22
SHPËRNDARJE

Stambolli është një nga qytetet më të bukura në Botë. Me tërë madhështinë e tij dhe me bukuritë me një mijë ngjyra të Bosforit që ndanë 2 kontinente, vazhdon të pushtojë zemrat e atyre që e shikojnë.

ByzantiumPerandori romak, Konstandini i Madh, në vitin 330, aty ku ndodhet Stambolli i sotëm, ngriti një qytet të cilin e quajti Nova Roma, pra Roma e Re. Më pas, ky qytet do të bëhej i famshëm dhe do të quhej Konstantinopoli pra qyteti i Kostandinit.

Tashmë ai ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake. Ndërthurja e rrugëve tregtare mbi të, ishte faktori më i rëndësishëm që bëri që këtu të transferohej kryeqyteti. Këtu filluan të ngrihen me shpejtësi ndërtesa të ngjashme me ato në Romë. Krahas tregtisë, edhe shikimi me tolerancë për përhapjen me shpejtësi të krishterimit në Perandori, luajti një rol të rëndësishëm që Konstandini ta transferonte këtu kryeqytetin. Konstandini, nga njëra anë, duke vazhduar besimin pagan të romakëve, nga ana tjetër i la të lirë të krishterët. Nën mbrojtjen e tij, Këshilli (Konsil) i mbledhur në Iznik në vitin 325, qindra bibla i reduktoi në biblën që besohet sot. Thuhet se në shtratin e vdekjes Konstandini u pagëzua dhe u kthye në të krishterë.

Në vitin 395, Perandoria Romake u nda në dy dhe ndërkohë që ana perëndimore administrohej nga Qyteti i Romës, kryeqyteti i anës së lindjes ishte Konstandinopoli. Pas djegies së pjesës perëndimore, Roma e Lindjes e vazhdoi ekzistencën mbi 1 mijë vjet. Në periudhën e sovranitetit të Perandorit Justinian, edhe tokat e Romës Perëndimore hynë në sovranitetin e Romës Lindore. Ndërsa në shekullin e 16-të, për shkak të një emërtimi të gabuar filloi të quhet Perandoria Bizantine.

beteja e stambollitTurqit, pas fitores së Malazgirt-it ndaj Perandorisë Bizantine në vitin 1071, me përfshirjen e tokave të Anadollit pra Diyar-ı Rum filluan të ndryshojnë historinë. Pas kësaj, fiset e populluara turke fillojnë të vendosen në këto të quajtura “Rumeli” duke i kthyer ato në atdheun e tyre. Më pas Rumelia u shtri edhe në rajonin e Trakja-s e deri në Evropën e largët.

Edhe në periudhën Selçukase, qytetet që kishin mbetur në duart e bizantinëve kaluan në sovranitetin e turqve. Fiset Kayı të sapoardhura në Anadoll, në rajonin Söğüt që ju dha si atdhe, krijuan shtetin e tyre Osman. Shteti Osman filloi të zgjerohej me shpejtësi drejt perëndimit. Qytetet bizantine binin një e nga një në duart e osmanëve. Një prej qyteteve më të mëdha ishte edhe Bursa e cila i zgjeroi edhe më shumë territoret osmane në perëndim. Me kalimin nga gryka e Çanakkalasë në Trakja, Evropa u njoh me turqit osmanë. Më pas u pushtua edhe Edirneja dhe u kthye në Kryeqytet. Tashmë, osmanlinjtë i bënë të qartë gjithë botës, mikut dhe armikut se ata erdhën për të qenë sovranë në Evropë. Stambolli kishte mbetur në mes të tokave osmane të shpërndara në dy kontinente.

Osmanlinjtë ishin fuqizuar aq shumë sa mund të vendosnin një sovranitet të plotë në rajon. Osmanlinjtë në Rumeli vraponin nga fitorja në fitore, por për Mehmetin II kjo nuk ishte e mjaftueshme. Sepse ëndrrat e tij ishin që ta shndërronin shtetin Osman në një shtet të fuqishëm në rang botëror, që t’i shtonin fuqisë së tij fuqi të reja. Dhe e vetmja pengesë që Mehmeti II (Ngadhënjimtari) të mos realizonte ëndrrat e tij, ishte Stambolli, i cili akoma ishte nën sovranitetin e Perandorisë Romake të Lindjes, pra jo nën sovranitetin e turqve.

Është kjo arsyeja që fill pasi hipën në fron, Mehmeti II fillon përgatitjet për ngadhënjimin e Stambollit. Megjithëse shtetet perëndimore e shihnin atë të pamjaftueshëm dhe shume të ri, si dhe pavarësisht nga paralajmërimi që i bënë disa pashallarë të Shtetit Osman se ‘për marrjen e Stambollit nuk ishte gati’, Mehmeti II ishte i vendosur për Ngadhënjimin e Stambollit.

Pasi i bëri të gjitha këto përgatitje ai i dërgoi një lajmëtar Perandorit të Bizantit, ku i kërkonte dorëzimin e qytetit. Pas përgjigjes “Jo “ që i erdhi, me datën 6 prill të vitit 1453 Mehmeti II filloi sërish rrethimin e Stambollit. Ndërkohë që në tokë vazhdonte rrethimi, në det ai filloi luftën me anijet gjenoveze dhe venedikase që i kishin ardhur për ndihmë Bizantit. Zinxhiri që kishin vendosur Bizantinët midis Haliçit (Bririt të Artë) dhe portit të Karakojit bëhej pengesë për flotën Osmane që ajo të futej në Haliç. Pas kësaj Mehmeti II dha urdhër për kalimin e 72 anijeve nga toka në Haliç, duke i rrëshqitur mbi trarë të mëdhenj druri. Kështu anijet mbi trarë duke u tërhequr nga fuqia njerëzore arritën që të zbresin në Haliç, fakt ky që bëri të ndryshojë tërësisht rrjedha dhe fati i rrethimit. Kur u pa se mundësitë për ta fituar luftën ishin në anën e Osmanëve, atëherë nga perandori bizantin filluan të vijnë propozime që ‘në rast se Osmanët e tërhiqen (e heqin rrethimin) ai ishte gati që të paguajë taksat’. Por Mehmeti II i refuzoi këto propozime.

Kështu pas rrethimit që vazhdoi disa ditë me radhë, me 29 Maj të vitit 1453 lufta përfundoi me ngadhënjimin e Stambollit nga Mehmeti II.

istanbulMehmeti II, që pati thënë se: “Ose unë e marr Stambollin, ose ai mua”, e përfundoi luftën me ngadhënjimin e Stambollit. Ai tani nuk ishte vetëm Sulltan Mehmeti II, por Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari.

Ngadhënjimi i Stambollit solli ndryshime të mëdha në rrjedhën e historisë. Shteti Osman u shndërrua në një Perandori. Ndërkohë që ndryshoi historia e botës, u mbyll periudha e mesjetës dhe filloi një epokë e re.

Dijetarët e Romës Lindore, të cilët pas marrjes së Stambollit fillojnë dhe largohen në Perëndim, marrin me vete edhe librat e tyre, të cilat fillojnë e i përkthejnë dhe t’i botojnë. Kështu që me daljen në dritë të këtyre librave hidhen themelet e Rilindjes dhe të reformave që do të realizohen më vonë në Evropë.

istanbul_1Evropianët, të pashpresë ndaj përparimit dhe lartësimit të turqve, ju kthyen shkencës dhe artit. Në vend të vizionit të ngushtë dhe detyrues të mesjetës, zuri vend liria dhe zhvillimet shkencore. Bota e shkroi përsëri historinë.

Me shtënien në dorë të Rrugës së Mëndafshit dhe të erëzave nga ana e turqve, u rritën edhe çmimet në Evropë. Për të arritur në Indi për të bërë një tregti më të lirë, u vunë në rrugë anije zbuluese të cilat zbuluan kontinentin amerikan me të cilin filloi edhe periudha e kolonizimit.

Stambolli që cilësohet se e ka tokën prej ari, edhe sot e kësaj dite është ndër qytetet më të rëndësishme të botës. Stambolli, me strukturën kozmopolitane vazhdon të jetë një qytet botëror ku takohen njerëz nga të gjitha racat dhe ngjyrat. Stambolli do të vazhdojë të përjetojë madhështinë e tij përgjatë historisë.

Tags: historistambolli

Të ngjashmeLajme

Basha: PD sot, më keq së dje!
Politikë

Basha: PD sot, më keq së dje!

29/05/2023
Auto-Skicë
Kronikë

SPAK: Dubai, fole e krimit shqiptar

26/05/2023
Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!
Politikë

Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!

15/05/2023
Lajme të tjera
Shqipëri-Greqi, marrëveshje bashkëpunimi. Çako: Policia ka një gjuhë, ligjin

Shqipëri-Greqi, marrëveshje bashkëpunimi. Çako: Policia ka një gjuhë, ligjin

UEFA dënon Shqipërinë, shkak incidentet në ndeshjen me Armeninë

UEFA dënon Shqipërinë, shkak incidentet në ndeshjen me Armeninë

Limaj: PDK e LDK s’mund ta kufizojnë sovranitetin

Limaj: PDK e LDK s’mund ta kufizojnë sovranitetin

TË FUNDIT

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

3 orë Më parë
Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

4 orë Më parë
Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

8 orë Më parë
Metrat e fundit të një tuneli

Metrat e fundit të një tuneli

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

29/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist