Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga dhe si duhet t’ja mbajë Europa në realitetin e tij?

by te Sheshi
21/02/2025
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën
81
SHARES

Çdo gjë që u paratha, u bë realitet. Askush nuk e besoi këtë në Europë, aq më pak udhëheqja e këtij kontinenti. Naivitet, padije apo neglizhencë? Ndodhi ajo që nuk mendohej se mund të ndodhte: Europa mungonte në tryezë. Në tryezën prej ku fillon shndërrimi nga një superfuqi ekonomike në një muze të bukur, por nën qiell të hapur, ku turistët mund të sodisin “atë që dikur ishte kontinenti më i fuqishëm i botës”.

Në tryeza të tilla, nëse nuk ke një karrige për t’u ulur si pjesë, zakonisht je i destinuar të jesh thjesht pjesë e menysë. Në skenën gjeopolitike siç po zhvillohet sot, Europa po përballet me sfida të reja dhe ekzistenciale që rrezikojnë ta dobësojnë rolin e saj si aktor global. Që nga 24 shkurti 2022, Rusia nuk po lufton vetëm në fushëbetejë, por po përdor një strategji të sofistikuar të luftës hibride. Ajo ka shfrytëzuar energjinë, ushqimin, flukset e emigracionit dhe kërcënimin bërthamor për të ushtruar presion mbi Europën, që duke qenë plotësisht e varur nga gazi i lirë rus, ka reaguar ngadalë dhe shpesh i pasigurt, duke nxjerrë në pah mungesën e një strategjie të qartë për t’u përballur me këtë kërcënim.

Edhe pas takimit të Parisit, Europa mbeti në klasë, në mëdyshje dhe në vendnumëro. Madje, për ironi, liderët e saj, dolën prej andej edhe më të hutuar sesa hynë, sikur të kishin marrë pjesë në një simpozium absurd mbi rolin e tyre në një botë që nuk i pret më për vendime. Dhe tani, si do t’i përgjigjet Europa Trump-it, meqë ky e la jashtë çdo ekuacioni? Ai e kapi për dore si një fëmijë të humbur, por pa u ditur drejt cilës rrugë po e tërheq? Një gjë është e qartë deri më tani: Europa nuk e di fare këtë. I vetmi që guxoi të ishte më i drejtpërdrejtë, kancelari gjerman Olaf Scholz, po numëron orët e fundit në detyrë. Historia nuk do të ketë kohë as ta regjistrojë si një përpjekje.

Nga takimi Rusi-SHBA nuk doli asnjë tym i bardhë, por një gjë u kuptua qartë: Europa nuk është më faktor në këtë çështje. Rubio, nga ana tjetër, deklaroi nëpër dhëmbë se “nuk e kemi lënë jashtë Europën, por mbase do të hyjë brenda kësaj tryeze shumë më vonë”. A është kjo një Jaltë e re? Edhe në Jaltë ishin tre, jo vetëm dy. Nuk është në fakt një Jaltë e re, por vetëm një përpjekje e amerikanëve për të ardhur më afër me Rusinë, sepse e kanë kuptuar se kundërshtia me Rusinë në dekadat e fundit e ka çuar ariun rus në krahët e dragoit kinez.

Vallëzimi mes ariut dhe dragoit duhet të përfundojë

Ndërkohë që Europa endet mes iluzioneve të autonomisë strategjike dhe dështimeve të saj të përsëritura, ngecur në burokraci të pafunda, përfshirë këtu edhe zgjerimin, Rusia dhe Kina kanë ndërtuar një bosht të ri pushteti – një aleancë që Perëndimi, në naivitetin e tij, e konsideroi thjesht një vallëzim interesi. E megjithatë, “DragonBear” nuk është një flirt kalimtar, por një partneritet gjithnjë e më i qëndrueshëm, në kërkim të aleatëve të rinj fqinjë, i aftë të ndryshojë ekuilibrat globalë.

Ariu që kurrë nuk mund të zbutet kurrë, kërkon dominimin e Europës Lindore, ndërsa Kina, dragoi në dukje i duruar, por, autokracia me synon kontrollin mbi Tajvanin dhe Paqësorin Jugor. Të dyja po ndërtojnë një arkitekturë të re ekonomike dhe ushtarake, një alternative që Perëndimi nuk dëshiron ta pranojë, por nuk mund ta injorojë.

Dhe këtu gjeti hapësirën Trump. Ai e sheh lojën më qartë se burokratët e Brukselit: Rusia, për dekada armik, është shtyrë në krahët e Kinës, një realitet që për SHBA-në është më i rrezikshëm se çdo gjë tjetër. Kina është objektivi i tij i vërtetë – një fuqi ndaj së cilës Amerika ka një borxh të pashlyeshëm dhe një varësi të frikshme për lëndët e para. Prandaj, në skenën gjeopolitike, për të ndryshuar rrjedhën, ai ka nevojë për sakrifica. Dhe Ukraina është zgjedhur për këtë rol.

Por, a do të jetë e vetmja?

Fytyra e Zelenskit, e kthyer në një karikaturë groteske në platformën X të Trump-it, është veçse një simbol i asaj që po ndodh: një udhëheqës i një vendi në luftë, i portretizuar si një klloun që ka futur duart thellë në xhepat e Amerikës. Dhe nëse zgjedhjet janë mjeti më i mirë për të ndryshuar kursin e Ukrainës, atëherë ato duhet të ndodhin. A mund të ketë zgjedhje në një vend ku ligji ushtarak është në fuqi? Sigurisht që jo. Por kjo nuk është më një çështje ligjore – është një marrëveshje biznesi.

Trump 2.0 apo Lufta e Ftohtë 2.0?

Europa ka hyrë në një cikël dështimesh strategjike, duke u kapur pas premtimeve boshe, burokracisë dhe nacionalizmave të pavlera. Gjermania premtoi një epokë të re të mbrojtjes, duke përfaqësuar me dëshirë gjithë uninin, por mbeti vetëm në fjalë. Sanksionet nuk izoluan Rusinë, por e shtynë drejt Kinës dhe goditën ekonominë europiane. Ndihma për Ukrainën u vonua aq shumë sa tashmë është e padobishme. Rusia, ndërkohë, ka zgjeruar ndikimin e saj në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, duke luajtur një lojë të gjatë që Europa nuk mëton ta kuptojë.

Kjo nuk është më çështje e një Perde të Re të Hekurt, por e një realiteti të ri ku Europa rrezikon të mos jetë më faktor. Vendet lindore të NATO-s do të mbështeten te SHBA për mbrojtje, ndërsa fuqitë si Franca dhe Gjermania mund të kërkojnë një marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për arsye ekonomike. Shtetet e vogla do të mbeten në mëshirën e rrymave gjeopolitike, pa një drejtim të qartë.

Trump e ka të qartë objektivin e tij: Kina. Çdo gjë tjetër është vetëm një shpërqendrim. Ukraina mund të jetë sakrifica e parë, por a do të jetë e fundit? Ky duhet të jetë shqetësimi ynë i vërtetë. Historia nuk përsëritet, por ajo nuk harron. Dhe në këtë lojë të madhe fuqish, frika jonë më e madhe duhet të jetë ajo që mund të ndodhë me Kosovën.

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Po ndodh në Gazën nr. 2…

Po ndodh në Gazën nr. 2...

Bora nusëron Hagia Sophia-n

Bora nusëron Hagia Sophia-n

Krimi politik që pritet të godasë SPAK

Krimi politik që pritet të godasë SPAK

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Pragvizita e Trump-it në Gji, një paralajmërim amerikan për Izraelin

Pragvizita e Trump-it në Gji, një paralajmërim amerikan për Izraelin

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni