Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Mentor TAHIRI: Urbicidi, rikonfigurimi i qyteteve

by te Sheshi
25/04/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Mentor TAHIRI: Urbicidi, rikonfigurimi i qyteteve

Lënë anash këtu luftërat, shumica e të cilave në Ballkan prodhuan “spastrime etnike” apo së paku ndryshuan realitetet etnike të mëparshme, inxhinierimet etnike nuk janë diçka e re në as në kohë paqeje. Përtej ndryshimit në qytete, kështu shpeshherë po prodhohej një gjeografi e re politike dhe po zhbëhej një fazë historike duke filluar tjetra. Por ajo që ndodhi me qytetet megjithatë ishte përcaktuese.

1. Krijimi i një kryeqyteti të ri serb
Fatin e gjeografisë politike të Ballkanit në masë të madhe e përcaktuan fatet e qyteteve sikurse Banjalluka në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsesi imputet janë edhe vice-versa. Banjalluka e cila në regjistrimin e parë austro-hungarez me 1879 kishte diçka më shumë se 13 mijë banorë, është padyshim rasti më shembull i një programi sistematik për të ndryshuar strukturën e popullsisë. Me 1879, në qytet banonin 68% mysliman dhe 20% ortodoks (regjistrimi bazohej në përkatësinë fetare).

Sot, 140 vite më pas, Banjalluka ka 185 mijë banorë dhe është kryeqytet i etnitetit me shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, serbët përbëjnë mbi 89% të popullsisë së qytetit. S’do mend, se fushata më brutale për të sjellë realitete të reja ndodhi gjatë luftës 1992-1995, por epërsia etnike në qytet në favor të serbëve ishte përmbysur qysh gjatë kohës së komunizmit.

2. Shkupi nga kryeqytet i Kosovës në kryeqytet të Maqedonisë
Banjalluka së bashku me Shkupin janë rastet më emblematike të inixhinierimit etnik. Qyteti i cili dikur ishte qendër administrative e Vilajetit të Kosovës, gjithashtu kishte një strukturë krejtësisht tjetër etnike të popullsisë. Shkupi kaloj në dy etapa kryesore për të ardhur në gjendjen e tanishme. Fillimisht pjesa më e madhe e popullsisë së vjetër u bë subjekt i migrimit të programuar në Turqi. Shkupi madje ka shërbyer si pika kyçe e logjistikës së këtij migrimi. Etapa e dytë ndërlidhet me fatkeqësinë natyrore që Shkupi përjetoi me 1963, kur tërmeti shkatërroi pjesë të mëdha të qytetit. Me këtë fatkeqësi natyrore, qyteti do të ndryshojë përgjithmonë. Qyteti do të rikonfigurohet me lagje të reja, të cilat do të jenë praktikisht të ndaluara për shqiptarët.

Marrëveshja e Ohrit e cila dha fund kryengritjes së armatosur me 2001, solli disa obligime për palët nënshkruese. Përveç statusit të gjuhës dhe mekanizmave kushtetues “badinterian”, një ndër pikat kryesore ishte gatishmëria për të rikonfiguruar kufijtë komunalë në Maqedoni. Gjatë kohës së RS të Maqedonisë, kur kjo e fundit ndahej në 34 komuna, shqiptarët kishin epërsi etnike të pranuar në vetëm tri prej tyre (Tetovë, Gostivar, Dibër) si dhe epërsi të kontestuar në dy komuna (Strugë, Kërçovë). Pas ndryshimeve që do të ndodhin në vitet 90-të, kufijtë e ri komunalë praktikisht do të dëbojnë shqiptarët nga qytetet. Shqiptarët u gjenden pakicë në të gjitha qytetet përveç në Tetovë, Gostivar dhe Dibër. Në asnjë komunë të qytetit të Shkupit ata nuk do të jenë shumicë.

3. Qytetet e ndara
Koha do të dëshmojë nëse përcaktimi për të krijuar një komunë gjeografikisht të gjymtuar si Çairi ka qenë zgjidhje e mirë apo jo. Komuna miniaturë e përbërë nga vetëm 3 km², vërtetë ka mundësuar që pas shumë vitesh në Shkup të ketë një kryetar komune shqiptar. Megjithatë, lënë anash euforinë për komunën ku valëvitet flamuri shqiptar, duket qartë se nga perceptimi nacionalist maqedonas, Çairi është thjeshtë një geto e cila po mban pjesët tjera të Shkupit të “parrezikuara” nga shqiptarët. Të gjitha godinat e institucioneve të cilat gjenden në anën e majtë të Vardarit i takojnë komunës Qendër. Vija e padukshme e segregacionit urban u vu mbi Shkup, jo shumë më ndryshe se ajo në Mostar apo në Mitrovicë.

Ka dallime gjithsesi. Në Mostar vija është e padukshme, disa e shohin përmes lumit Neretva, disa përmes vijës së dikurshme të frontit në “Sheshin spanjoll”, por ajo nuk ekziston administrativisht ngase qyteti është një njësi administrative unike. Kurse në Mitrovicë është zbatuar pa dyshim rasti më ekstrem i urbicidit, kur qyteti edhe de-jure u nda në dy qytete.

Kjo mbi të gjitha paraqet një amatorizëm total të atyre që përfaqësuan palën kosovare në bisedimet e Vjenës kur praktikisht morën formën komunat e sotme etnike në Kosovë. Pala kosovare ka mund me lehtësi të mbrojë Mitrovicën si një qytet de-jure të bashkuar pavarësisht realiteteve faktike në terren. Janë realitetet juridike ato që fundja skalisin me kohë edhe realitetet në terren. Mitrovica kështu dështoi të organizohet qoftë si Mostari një-komunal, qoftë si Shkupi shumë-komunal me Qytetin si instancën më të lartë hierarkike mbi komunat urbane. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Pas Bashës, nga SHBA vjen raporti i radhës: edhe LSI “peshkoi” në ujra ruse

Pas Bashës, nga SHBA vjen raporti i radhës: edhe LSI “peshkoi” në ujra ruse

Ambasadori italian në Tepelenë prek copëza historie: lufta me grekët të ketë një muze

Ambasadori italian në Tepelenë prek copëza historie: lufta me grekët të ketë një muze

Real klinik, statistika mbresëlënëse, një tjetër finale pranë

Real klinik, statistika mbresëlënëse, një tjetër finale pranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni