Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga KLODIAN TOMORRI/ Përse kemi dështuar?!

by te Sheshi
21/03/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga KLODIAN TOMORRI/ Përse kemi dështuar?!

Tragjikisht, sot shqiptarët janë po aq të varfër ndaj fqinjëve të tyre perëndimorë sa ishin 100 vjet më parë.

Dhe kjo rikthen sërish pyetjen; A është shoqëria jonë e aftë të gjenerojë mirëqënie? Apo kombet njësoj si individët kanë limite? Disa ja dalin të bëhen të pasur. Të tjerë jo. Ashtu siç shkruan dhe Açemoglu, zhvillimi ekonomik i një vendi përcaktohet nga institucionet. Dhe në thelb institucionet janë pasqyra e vetë shoqërisë.

Në fund të vitit të kaluar BERZH publikoi raportin e radhës të Tranzicionit.

Por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë raporti përmbante një konstatim të trishtë. Konvergjenca e të ardhurave mes vendeve të varfëra të Ballkanit dhe atyre të pasura të Bashkimit Europian është në rrezik. Pak ditë më parë, në një raport të posacëm për zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor, Fondi Monetar konfirmoi të njëjtin shqetësim; konvergjenca ka ngecur. Në një botë me tregje të lira, ku kapitali financiar e madje edhe human lëvizin lirshëm, teorikisht vendet e varfëra duhet të rriten më shpejtë se ato të pasurat dhe në afatgjatë niveli i të ardhurave mes tyre duhet të barazohet. Por shpesh kjo teori është vënë seriozisht në dyshim.

Në gjithë historinë e ekonomisë botërore ka patur vetëm dy raste të pagëzuara me emrin mrekulli. Ato janë Gjermania dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore. Të rreshtuar në anën e humbësve, të dy vendet dolën të rrënuara nga konflikti global duke parë ekonomitë e tyre të përgjysmoheshin brenda një viti të vetëm. Por teksa të gjithë vinin bast se japonezët dhe gjermanët do të përballeshin me një periudhë të gjatë mjerimi, atyre ju deshën vetëm pesë vjet për ti rikthyer ekonomitë e tyre atje ku ishin.

Në këto 70 vjet nga përfundimi i luftës, ekonomistët e kanë pyetur shpesh veten pse. Çfarë kishin të vecantë gjermanët dhe japonezët që reaalizuan një sipërmarrje të tillë, që kombet e tjera nuk kanë mundur. Dhe përgjigja më e mirë që kanë dhënë deri më sot është vetëm një. Ata dinin si ta bënin. Si Gjermania ashtu dhe Japonia, kishin qenë më parë të pasura dhe dinin si të pasuroheshin sërish. Ky është një konstatim, që prek thelbin e një debati, i cili vitet e fundit po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e ekonomistëve.

A janë të gjitha shoqëritë njësoj të afta për t’u zhvilluar dhe gjeneruar mirëqënie materiale për anëtarët e tyre?

Në vitin 1991, pas rënies së regjimit komunist, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin sa 15 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Sot ato llogariten në 30 për qind. Pra në 23 vjet, niveli relativ i mirëqënies së qytetarëve shqiptarë, në raport me fqinjët e tyre të pasur perëndimor është rritur me 15 pikë përqindje ose më pak se 1 për qind në vit. Matematika e pamëshirshme thotë se më këto ritme do të duhen edhe 120 vjet të tjera që Shqipëria të arrijnë mirëqënien mesatare që gëzojnë vendet e Bashkimit Europian.

Por edhe ky skenar është i bazuar në periudhën më të mirë të ekonomisë shqiptare, atëherë kur prodhimi i saj rritej mesatarisht me 6 për qind në vit. Ajo periudhë ka marrë fund përgjithmonë dhe me ritmet aktuale të rritjes konvergjenca ka ngecur, ashtu siç konfirmohet edhe nga shifrat e fundit të Eurostat.

Kanë kaluar gati 5 vjet nga koha kur kriza goditi ekonomitë e brishta të Ballkanit dhe atë të Shqipërisë. Tashmë është e qartë se ngadalësimi dramatik i rritjes ekonomike nuk është më një shmangie e përkohshme nga trendi i saj afatgjatë, por nje realitet i ri. E thënë ndryshe ky nuk është një shok i lidhur me ciklet normale të biznesit, por ka në themel të tij një problem të thellë strukturor.

Nga këndvështrimi ekonomik, vendi ka hyrë në epokën e pritshmërive të zvogëluara. Për ta ilustruar këtë mjafton një shembull. Nëse përpara vitit 2008, Prodhimi Kombëtar është dyfishuar çdo 10 vjet, me rritjen ekonomike të regjistruar pas krizës, kjo kohë është trefishuar. Ky përbën një ngadalësim të jashtëzakonshëm në shpejtësinë e krijimit të mirëqënies me pasoja të thella për shoqërinë.

Një sërë vlerësimesh tregojnë se të ardhurat për frymë aktualisht qëndrojnë 15 për qind poshtë nivelit që sugjeronte trendi natyral i ekonomisë përpara krizës. Dhe ky hendek vazhdon të thellohet nga viti në vit, teksa rritja ekonomike mbetet nën potencial. Në vlerë, humbjet kumulative për ekonominë janë të jashtëzakonshme. Për cdo familje, kjo përkthehet në qindra e ndoshta mijëra dollarë më pak të ardhura. Por pasoja më e rëndë e rritjes anemike është se ajo përkeqëson çdo problem tjetër ekonomik.

Pa rritje të shpejtë aftësia sakaq e dyshimtë e qeverisë tonë për të përmbushur zotimet e saj, në financimin e sistemit shëndetësor, skemës së pensioneve dhe shlyerjen e borxheve, tretet përfundimisht. Për ta thënë shkurt nëse rritja ekonomike nuk rikthehet në ritmet e para krizës, Shqipëria është e dënuar të qëndrojë gjatë në varfëri.

Tragjikisht sot shqiptarët janë po aq të varfër ndaj fqinjëve të tyre perëndimor saç ishin 100 vjet më parë. Dhe kjo rikthen sërish pyetjen; A është shoqëria shqiptare e aftë të gjenerojë mirëqënie? Apo kombet njësoj si individët kanë limite? Disa ja dalin të bëhen të pasur. Të tjerë jo. Ashtu siç shkruan dhe Açemoglu, zhvillimi ekonomik i një vendi përcaktohet nga institucionet. Dhe në thelb institucionet janë pasqyra e vetë shoqërisë.

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Dështon okupimi i TV Shtetëror në Shkup, udhëheqësi protestës shndërrohet në “hipi”

Dështon okupimi i TV Shtetëror në Shkup, udhëheqësi protestës shndërrohet në “hipi”

Protestat e PD-së zhvendosen jashtë Tirane: e para në Durrës

Protestat e PD-së zhvendosen jashtë Tirane: e para në Durrës

INTERVISTË/ Flet Edon Molla, ylli i pritshëm kosovar i basketbollit amerikan: Ja udha ime drejt NBA-së

INTERVISTË/ Flet Edon Molla, ylli i pritshëm kosovar i basketbollit amerikan: Ja udha ime drejt NBA-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni